Një fotograf me përvojë shumëvjeçare, vendosi t’i përkushtohej ngjyrosjes së pamjeve historike, që janë realizuar dekada më parë.
Ideja e të udhëtuarit pas në kohë duket shumë zbavitëse, por rrjedha e kohës nuk mund të ndalet qoftë as përmes fotografive.
Kur ngjyros, artisti shprehet se ndihet një udhëtar, që i sheh detajet nga afër dhe i ngjyros sipas përfytyrimit të tij. Pjesët e përfunduara, duken sikur ai me të vërtetë është kthyer në kohë dhe ato shkrepje janë realizuar nga vetë ai, me aparatin e tij sot.
Shumë prej tyre, kanë pamjen e një pikture klasike.
Ky grup fotografish është realizuar vetëm Nju Jork dhe shumica prej ndërtesave tashmë janë zhdukur, ndonëse ende mund të gjeni ndonjë prej tyre.