Një dele e egër, e cila prej vitesh jetonte e vetme, u shpëtua nga një grup i mbrojtjes së kafshëve në Australi, duke i hequr 35 kilogramë lesh që e mbulonte. Delja, e quajtura “Baarack”, u gjet nga një banor vendas në Lancefield, Victoria.
Veç peshës së lartë, leshi e pengonte atë të shikonte dhe të ecte normalisht. Vullnetarët e grupit “Edgar’s Mission” thonë se “Baarack” tani është duke u trajtuar me kafshët e tjera të shpëtuara.(VOA).
blob:https://www.facebook.com/7bf420c1-6f28-48c7-b74c-489bc96063b8