(Në kujtim të 77 vjetorit të qëndresës epike të luftëtarëve të Shaban Polluzhës kundër riokupimit sllavo-komunist të Dardanisë, më 1945)
Urdhërin për fillimin e sulmit të organizuar dhe frontal kundër kryengritësve shqiptarë e dha Fadil Hoxha, në atë kohë komandant i Shtabit Operativ të Kosovës.
Në urdhërin e operacionit theksohej se ” grupi i Adem Vocës dhe Ahmet Selacit gjendet në rajonin e Shalës. FORCAT E TYRE JANË RRETH 1000 VETA. , kurse në perendim të Istogut, në male, gjenden një grup prej 200 vetash”.
Më tej urdhërohej: ”Armikun nuk duhet ta lëmë të marrë frymë, por duhet ta ndjekim pandërprerë”.
Për këtë ” të formohen reparte të vogla patrulluese, të cilat do të kenë edhe rol vrojtues.
Këto reparte të mbajnë në shënjestër përherë armikun, të cilin duhet ta sulmojnë me plan e mençuri duke u kujdesur që t’i shkaktohen sa më shumë viktima”.
Ndërkaq, Divizioni Divizioni i 46-të sërb, që mezi kishte pritur për tu hedhur në veprime kundër shqiptarëve, i urdhëroi repartet e veta (në bazë të urdhëresës së Fadil Hoxhës), ”ta detyronin armikun për tu përqendruar në Shalë dhe ta zhduknin fizikisht e tmerrësisht pa i kursyer as gratë dhe fëmijët”.
Në vazhdim nënvizohej se ” me shqiptarët e grupit të Adem Vocës, as para, as gjatë luftimeve nuk duhet të ketë kurrëfarë bisedimesh, apo marrëveshjeje, por të zhduken pamëshirshëm.
Në rast të rrezistencës nga fshati, nëse atë e bëjnë të zotët e shtëpive, si masë represive ndaj një veprimi të këtillë të kallet i tërë fshati ”.
Dr. Muhamet Shatri, ”KOSOVA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE” , faqe 261-262

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here