6.1 C
Pristina
Tuesday, March 9, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI "Shqiptarët ndihen sipërorë, por nuk përbuzin askënd për shkak të fesë"

“Shqiptarët ndihen sipërorë, por nuk përbuzin askënd për shkak të fesë”

Në botën perëndimore indeferenca e shqiptarëve ndaj fesë merrej si diçka e mirëqenë.

Përshkrimet e atyre që ishin të familjarizuar me shqiptarët vetëm sa provonin këtë, shkruan Konica.al.

William Ainger Wigram (1872-1953), një prift anglez që udhëtonte shpesh në Lindje, ka dhënë një kronikë interesante për shqiptarët.

Si studiues i kishës asiriane, ai do të ndërmerrte udhëtime të vazhdueshme misionare, të cilat do t’i shërbenin për librin e tij të ardhshëm ‘Djepi i njerëzimit; jeta në Kurdistanin lindor’ (1914).

Ai do të përshkonte edhe qytetin e Mosulit pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane po i jepte grahmat e fundit.

Në këtë kohë vali i qytetit të Mosulit ishte Tahir Pasha, një shqiptar që kishte shërbyer një jetë të tërë në administratën e shtetit osmane.

Përshtypjet e para të priftit anglez qenë të miradijshme për valin shqiptar, të cilin e përshkruan si ‘burrë të mirë’.

«Tahir Pasha ishte me gjak shqiptar, edhe pse ai ishte thinjur në shërbim të Sulltanit, dhe sigurisht se asnjëherë nuk i kishte parë malet e tij që nga fëmijëria. Megjithatë, ‘njëherë arnaut, gjithmonë një arnaut’, dhe si rregull i përgjithshëm, burrat e këtij populli të mahnitshëm janë zyrtarët më të mirë osmanë; veçanarisht në vendet ku detyra e tyre është ruajtja e një baraspeshe të barabartë mes popujve të ndryshëm krishterë dhe myslimanë».

Prifti i Kishës anglikane mbresohet po kaq edhe nga mirësjellja e shqiptarëve ndaj të krishterëve, edhe pse në vete ndrynin një ndjesi sipranie ndaj popujve të tjerë.

«Është e pamundur për një arnaut të përçmojë të gjithë krishterët për shkak të fesë së tyre; për shkak se një pjesë e madhe e popullit të tyre janë të këtij besimi, dhe është një aksiomë që secili arnaut ndihet sipëror ndaj cilido burr tjetër. Duke qenë kështu, ai mund të përbuzë të gjithë vartësit e tij barabartësisht (dhe me gjasmë shpesh bën kështu”, por të paktën ai nuk përbuz vetëm një lloj, dhe gjithmonë ka mundësi që ai të sjell drejtësi mes tyre».

© Salih Mehmeti | Konica.al

Burimi:

William Ainger Wigram, The Cradle of Mankind: Life in Eastern Kurdistan, A & C Black, 1922, f. 76

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Inuitët dhe syzat nga kockat e balenave

Popujt që jetonin në rajonet veriore dhe në klimat me dëborë, të tillë si Inuit, përdorën kocka balene të gdhendura, brirë dhe...

Këto ushqime jua prishin gjumin

Më poshtë gjeni një listë të ushqimeve që nuk duhet të hani para se të flini:1. Mente

Recent Comments