6.1 C
Pristina
Tuesday, March 2, 2021
Home KËSHILLA Lëngu i qepës, disa sekrete për ta përdorur si kurues

Lëngu i qepës, disa sekrete për ta përdorur si kurues

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e dashur dhe e padëgjuar. Por, pasi të lexoni këtë lajm, do të filloni ta përdorni më shpesh atë, sepse ka vlera të jashtëzakonshme për trupin e njeriut. Mjekët e këshillojnë lëngun e qepës nëse vuani nga një sërë problemesh, siç janë problemet me rrugët e frymëmarrjes, ftohja, kolla etj. Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale dhe shëndetin e dhëmbëve shkruan Shëndeti.

Edhe pse aroma apo shija e tij nuk janë fort të pëlqyeshme, këshillohet ta kombinoni me kanellë dhe mollë për më shumë vlera. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalcium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor. Më poshtë do të lexoni përfitimet e lëngut të qepës:

-Shëndeti i Zemrës. Konsumi i lëngut të qepës ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

-Diabeti. Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit. Mineralet që përmban lëngu përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku dhe flavonoidët që përmban ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

– Pastrim. Qepa ka disa përbërës të cilët ndihmojnë vitaminën C të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Aminoacidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

-Kolla. Lëngu i qepës përmban sulfur që ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën. Prandaj rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

-Flokët Dhe Lëkura. Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë. Mineralet janë shumë efikase në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.
Si mund ta përgatisni: Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (2 kokrra qepë mesatare për 1 litër ujë), qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë për 5 minuta.
Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shenjat përpara një sulmi kardiak

Mbi gjysmë milioni njerëz vdesin vetëm në SHBA, nga sulmet e zemrës. Kjo tregon që problemet me zemër janë një ndër shkaktarët...

Boshnjakët e Shqipërisë, historitë dhe legjendat mes dy popujve

Nga: Ylli PolovinaFjala shqiptare Bosna. Para se të vinin turqit Sarajeva nuk ka qenë ndonjë vendbanim, ca më...

Përse është e rrezikshme të përdorni iPhone ose Samsung të vjetër?

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju. Ky është paralajmërimi që japin ekspertët për të gjithë...

Si u zhvendos afresku mrekullibërës “Zoja e Shkodrës drita e Shqyniis” në Romë më 1467

Nga Albert Vataj550 vjet nga dita kur ikona e parë e Pajtores së Shqipërisë, “Zojës së Shkodrës”, u...

Recent Comments