6.1 C
Pristina
Monday, March 8, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Princi mysliman që Vatikani do ta vinte në krye të Shqipërisë

Princi mysliman që Vatikani do ta vinte në krye të Shqipërisë

Pas dorëzimit të Shkodrës nga Esat Pashë Toptani, ky i fundit u kthye në Tiranë pasi atje kishte edhe sarajet e tij, por menjëherë sapo mbërriti, kërkoi që të bëhej pjesë e Qeverisë së Vlorës me në krye Ismail Qemalin.

Ndërkohë, në këtë periudhë, një problem i rëndësishëm kishte kapluar arenën ndërkombëtare në lidhje me Shqipërinë. Sipas Atë Zef Pllumit i cili në një intervistë të tijën mbi çështjet historike të botuar së fundmi në kapitullin “Histori kurrë shkrue” si pjesë e librit “Siç thonim dje”, një pjesë e konsiderueshme e vendeve të Evropës dërgonin propozimet e tyre për kryetarin e shtetit të ri shqiptar.

“Unë e di mirë se ka pas propozime me vu nji trashigimtar të sulltanit, disa të tjerë ishin për me vu princa europianë, që kishin lidhje gjakut me dinastinë e Hohenzollerve. Pak a shumë, në të gjithë Ballkanin ishin vu mbretën me origjinë gjermane. Kishte të tjerë që propozonin për italianë.”

Por, përveç gjithë këtyre propozimeve, ai që bëri një bujë të madhe ishte propozimi i Vatikanit. Sipas drejtuesve të tij, në Shqipëri duhej të vinte një mbret mysliman, trashëgimtari i mbretit të Egjiptit, princi Faud. Për këtë ngjarje, edhe vetë Atë Zefi thotë: “Lajmi se Vatikani kërkonte nji princ musliman në Shqipni, bani përshtypje të madhe.”

Por, gjithsesi asnjë nga drejtuesit e propozuar nuk u ulën në fronin e Shqipërisë, sepse, po sipas Atë Zefit, në të gjitha propozimet i kundërshtonte Esat Pashë Toptani i cili ngulte këmbë në idenë se Shqipëria nuk kishte nevojë për një princ apo mbret të huaj, pasi Shqipëria vazhdonte të kishte dy mbretër që nga kohët e lavdishme të Skënderbeut: Njëri nga dera e Topiajve (prej të cilëve rridhnin Toptanët dhe vetë Esati) dhe tjetri nga dera e Gjonmarkajve.

Gjithsesi, në fund të fundit, as ky mendim – propozim nuk u realizua dhe në krye të Shqipërisë erdhi Princ Vidi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kisha e Shën Sofisë, mrekullia e panjohur e Shkodrës

NGA DOM ARTUR JAKU“Ndërmjet Dejës e Shatit të Mazrrekut gjenden gërmadhat e një kishe të bukur, me kybe...

Betejat bizantine në trevat e Shqipërisë së sotme

HISTORIA E ANA KOMNENANga Luan Rama/Një nga kronistët më të vjetër të kohës bizantine...

Kumbullat e thata dhe vetitë regjeneruese

Ngrënia çdo ditë e kumbullave të thata ndihmon në parandalimin e rënies së dendësisë kockore.Sipas disa studimeve shkencore...

Tush Palokaj,Heroi i cili mbrojti Sanxhakun nga hordhitë Çetnike

Xhelil ARIFI___________Është e njohur çika sanxhakase Amina Nurovic,e cila...

Recent Comments