Disa kilometra në veri të Prilepit, në kodrën e gurtë të Zlatovërvit, shtrihet një nga manastiret më të bukura ortodokse në Ballkan.

I ndërtuar në motet bizantine, në shekullin e dymbëdhjetë, manastiri i Treskavecit mban sqimën se ka koleksionin më të madh të afreskave bizantine, shkruan Konica.al.

Në shekullin e katërmbëdhjetë, ky manastir vetmitar do të meremetohej edhe nga mbretërit serbë Stefan Mullutin si dhe Stefan Deçani.

Por, një dokument nga viti i largët 1354 jep një të dhënë interesante edhe për shqiptarët rrënjës të kësaj treve.

Fshati Arbanas në rrethinën e Prilepit përmendet si i varur në konventën e manastirit të Treskavecit.

Kjo përmendje eksplicite e shqiptarëve ortodoksë është një nga dëshmitë e pakundërshtueshme të pranisë shqiptare në Maqedoni.

Edhe studiuesi Qemal Murati vëren se një kullosë kodrinore në anë të Prilepit mban emrin Arbanas. /konica.al/

© Salih Mehmeti | Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here