Pasaporta shqiptare në kohën e mbretit Zog, ka patur disa veçori që sot nuk janë më.

Kjo ka të bëjë me 6 këshilla që ishin të shkruara në kapakun nga brenda pasaportës.

  • Ja çfarë shkruhej në të:

1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

RUAJE MIRË KARAKTERIN KOMTAR DHE KRYENALTSIN SHQIPTARE; BINDJU LIGJEVE DHE URDHNAVE TË VENDIT KUDO QË TË JESH.
ÇDO SHQIPTAR ASHT VËLLAU YT: NDEROJE KURDOHERË DHE NDIHMOJE KUR TË KET NEVOJË.
MOS E PËRBUZ GJUHËN E NANËS S´ATE, TUE FOLE NË GJUHË TË HUEJ KUR NUK ASHT NEVOJA.
NDERO FLAMURIN E ATDHEUT TAND: KUSH NUK E NDERON SHENJIN E KOMSIS, SHNDERON VEHTEN E VET.
DASHURIA PËR ATDHE NDIHET MA TEPËR NË MËRGIM, PRANDAJ KETË DASHURI RUAJE EDHE KUR TË KËTHEJSH NË VENDIN T´AND.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here