Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u themelua më 1 maj 1918 dhe më 7 nëntor 1918 u vendos përfundimisht në Shkodër nga figurat të shquara atdhetare si: Bajram Curri, Hoxha Kadri Prishtina, Sali Nivica, Niman Ferizi, Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Qamil Bala, Sali Rama, Hafiz Ismet Dibra etj. Qëllimi parësor i kësaj organizate politike kombëtare ishte mbrojtja e shtetit të pavarur shqiptar, për demokratizimin e tij, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të Jugosllavisë, që ishin të shkëputura padrejtësisht më 1913 dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë.
Programi i parë dhe themelori ishte miratua në ditën në të cilën edhe ishte formua organizata, me 1 maj 1918. Pika më e rëndësishme e programit ka të bëjë me Nyjen e parë e cila në mënyrë decidive kërkonte bashkimin e të gjitha krahinave të banuara me shqiptar dhe në këtë mënyrë edhe vërehej qëllimi kryesor i komitetit ku thuhej se “Me u përpjekë para pushteteve të mëdha të Entantës e me kërkue bashkimin e krahinave të Kosovës (Shkup, Kumanovë, Preshevë, Tetovë, Gostivar, Kaçanik, Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë, Jeni Pazar, Rozhajë, Pejë, Guci, Gjakovë, Prizren) në Shqipin të lirë dhe vetëurdhënuese. Në pikën e dytë të programit thuhej se “Me protestue para Pushtetevet të Mëdha të Entantës kundër mizorinave sllave nder krahinat të Kosovës deri në ditët e sotit e qi dojnë me u ba edhe mas sotit”.
[Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare https://www.qmksh.al/1-maj-1918-u-krijua-komiteti-mbrojtja-kombetare-e-kosoves/amp/] /albanianhistory, Instagram /InforCulture.info