Rudolf Otto von Ottenfeld lindi më 21 korrik 1856 në Veronë dhe vdiq më 26 korrik 1913 në Pragë. Ishte një nga anëtarët themelues vjenez të Shkëputjes dhe profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Si student, ishte nën mbikëqyrjen dhe trajtimin artistik dhe estetik të mjeshtrave Karl Wurzinger dhe Leopold Carl Muller.

Megjithëse akti krijues i Ottenfeldit lidhet me historinë e Ushtrisë austriake në periudhën ndërmjet vjetëve 1867-1895, ai e pasuroi galerinë e tij me episode nga jeta shqiptarëve.

Disa vepra të tij kanë për temë luftëtarët shqiptarë dhe jo vetëm, meqë përcjell me besueshmëri dhe besnikëri korrekte kostumet tradicionale, por edhe shprehinë dhe karakteristikat dalluese të shqiptarëve, ku spikat krenaria dhe ashpërsia.

Gjithnjë bëhet fjalë këtu, për Shqipërinë nën sundimin osman – hekakeqe por shprehëse. /A. Vataj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here