Shkruan :Feri Arifi

HISTORI E LUFTË ME PRERJE KOKASH
BREZA – në luftë me TURK e në luftë me RUSI E SERBI
Breza është Mali i Zi i Shkupit
Historia e familjes së Halit Feratit, brez pas brezi në Brezë, nga viti 1878 karakterizohet me luftë, vdekje, malltretime dhe tmerr për familjen e Halit Feratit. Historia në fjalë, është gojëdhënë nga nipi i Halitit, Demir Feratit, i lindur pas vrasjes së babait.
Demir Ferati tregon se gjyshi i tij, Ferati, kishte shtatë djem: Dinin dhe Halitin në mal kundër turqve, Demirin, Sylejmanin, Muratin, Sahitin, Kamerin edhe një tjetër nuk më kujtohet emri. Këta kanë qenë djemtë e Feratit, të cilët, të gjithë vdiqën në lufta për këtë tokë ku lindën stërgjyshërit tanë pellazgët! Është e trishtueshme se si ndodhi ngjarja pasi Haliti ishte në mal kundër turqve. Zaptit e mbretit turk erdhën dhe ia dogjën shtëpinë në lagjen-Malina ku ishte së bashku atëherë me Brezën si lagje e ndarë.
Familjen e Feratit, turqit e kishin marr sergin dhe e kishin mbyllur në Shkup për ta kapur Halit Brezën. Sylejmani me Muratin, kishin mbetur të pa kapur, sepse nuk kishin qenë në shtëpi. Sylejmani ishte djalë i ri dhe mbante flokë të gjata bistek, i cili, kur vie nga mali sheh shtëpitë e djegura dhe menjëherë pyet se nga shkuan zaptija turke dhe banorët e trishtuar i thonë: “ikën nga Bllaca”. Në Bllacë ishte Halit Ferati, që bënte luftë, dhe Sylejmani, me të arritur me vëllaun Muratin, në Bllacë hynë në anën e turqve mbrapa tyre në fushëbetejë.
Haliti është vrarë gjatë luftimeve me zaptinë turke, e jo siç thonë të tjerët se është zënë rob. Haliti nuk është zënë rob, por është vrarë një ditë më vonë se Sylejmani e Murati. Demiri thotë: “se Sylejmani e Murati, vëllezërit e Halitit, luftonin në anën e ushtrisë turke, të cilët, shumë asqer(ushtarë) kishin vrarë deri sa ishin hetuar nga zaptitë turke..” Pra, Sylejmani e dinte që lufta bëhej mes Halitit, vëllait të tij, dhe zaptisë turke. Pasi që turqit e hetojnë Sylejmanin dhe Muratin, që të dy i vrasin, dhe një ditë më vonë u vra Halit Ferati. Sipas Demirit, nipit të Halit Feratit, thuhet: “se Halitin e kanë vrarë në Bllacë nga tradhëtia duke tentuar që t’i ndihmohet aty te xhamia dhe vrasësi nuk ishte nga Bllaca, vetëm e di se ishte shqipfolës dhe e vranë pas shpine, ku dhe varret e tyre gjenden sot në Bllacë.
Pa koka të të treve, gjë që kjo mund të vërtetohet. Gjithnjë sipas Demirit, meqenëse në atë kohë e gjithë familja e Halit Feratit, paska qenë në Zandane të Shkupit, e mbyllur në burg, të nesërmen ushtarët turq të nevrikosur i sjellin kokat e të tre vëllezërve të vrarë që i kishin sjellur nga Bllaca, që t’i shohin populli dhe familja që ishte e burgosur. Vëllezërit të përgjakur e me koka të prera, mu aty te çeshmja e Zandanës, i vuren kokat mbi çeshme të Zandanës në Shkup, ku i kishin ekspozuar kokat e tyre. Kur vëllai i tyre, Sahiti, arriti të çeshma, ua lau fytyrat tre vëllezërve nga gjaku i shumtë në fytyrat e tyre që ishin me kokat e këputura duke thënë këto fjalë: “Ju lumtë vëllezërit e mi, se për ju qanë vetëm një nënë. Nëna jonë. Ndërsa nga martinat e juaja qajnë dhjetëra nëna turqelike..” Nga sytë e Sahitit nuk pikonte asnjë pikë loti. Zaptitë e turkut të habitur nga fjalët e Sahitit, u tmerruan si gjakatarë e vrastarë në tokat shqiptare se si flet një burrë shqiptar më mustaqe të mëdha që ia kishin vrarë vëllezërit të strukur, poshtëruar dhe të mrrolur i morrën kokat për t’i dërguar në Stamboll që t’i ekspozojnë. Kjo luftë u zhvillua në vitin 1878, atëherë kur shqiptarëve ua kishin mohuar të drejtat për vetëvendosje. Kjo ngjarje solli ngjarjen tjetër dhe më të rëndë për familjen e Halit Feratit.
HISTORI TMERRUESE NË VITIN 1912
Vëllezërit e mbetur të Halitit, Sylejmanit e Muratit, të prerë nga turqit, prapë i dalin serbit ballë te Lumi i Gushicës. Në luftë e sipër vriten Demiri dhe Kameri, kurse Sahiti merr 9 plumba në trup. Nga të gjithë të shtatë vëllezërit, i vetmi Sahiti, pasi u kishte shpëtuar të 9 plagëve vdes në shtëpi më vonë, ndërsa bashkëshortja e Demirit, e cila, ishte shtatzënë, lind djalë ku ia vendos emrin Demir(ky që shihni në foto).
Edhe Demiri i ri, në vitet 1941 kyçet si Komandant në çetën e Tefik Tanushës, ku për katër vite së bashku me Tefikun, ishin në Forcat Nacionaliste. Demiri me Tefikun zhvilluan luftëra të pastra kombëtare, Demiri kishte lind pas vrasjes së babait nga lufta me serbët në tokat shqiptare. Ky si njeri trim zgjidhet dhe Kryetar për Brëz-Malin i NDSH-së ku dhe merr pjesë në Kongresin e Tanushës më 15 dhë 16 Gusht 1945 me krerët më të lartë të Kosovës, Shqipërisë, Luginës, dhe Maqedonisë. Ky kongres njihet si kongres i shqiptarëve për Shqipëri Etnike.
Këto dëshmorë dhe kjo familje meriton një tretman të veçantë nga populli shqiptar, sepse familja e tyre u rritën në varfëri të ndihmuar nga Nezir Qehaja. Sot atyre burrave duhet ngritur buste e përmendore sepse vdiqën në mbrojtje të tokës tonë. Asnjë nga ta nuk vdiq që veten ta pasuroj, por për mbrojtje të kësaj toke mëmë që na lindi. Demiri thotë dhe porosit vendasit dhe mbarë shqiptarinë: “vendoseni gishtin në kokë, mendoni mirë e mirë. Armiku ynë është turku e sllavi meqë më vranë baba e gjysh e axhallarë. Unë vetë luftova. Mos lakmoni në flamuj e popull të huaj se flamuri ynë është më i miri se çdokujt. Dëshmorët dhe luftëtarët janë tonët, mos i harroni familjet e tyre, nderoni sepse kanë dhimbje. Mos u pasuroni me vdekjet e tyre dhe luftën e tyre..”
Shkruan Feri Arifi. Kopjimi pa lejen e autorit është i ndaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here