Nëse deri më përpara njerëzit njihnin vetëm ujin me gaz dhe atë natyral tashmë në treg duket se qarkullojnë paketime të tjera ujërash e njëri prej tyre është “Uji me Vitamina”. Marketingu i këtij produkti ka rritur ndjeshëm popullaritetin e këtij uji e ka filluar të konsumohet në masë.  Etiketimi i ujit me vitamina si i shëndetshëm është ajo që më së shumti i frikëson njerëzit që e dinë që e gjitha kjo është në funskion të shitjeve dhe jo në të mirë të shëndetit. Uji me vitamina është plot me vitamina dhe minerale. Kjo është në rregull. Deri këtu nuk ka asgjë për të dyshuar.

Ajo që fushatat publicitare nuk tregojnë është se ky ujë është i ngarkuar me sheqer e për më tepër sheqer që ndikon negativisht në organizmin e njeriut. Një shishe 0.5 litra ujë me vitamina mund të përmbajë aq fruktozë sa 330 mililitra Coca-Cola
Në SHBA, përdoret sheqeri i kristaltë dhe kallam sheqeri. Nëse ju do të informoheni për këto lloje të sheqerit, ju do të zbuloni se janë absolutisht gjëja më e keqe e mundshme. Një shishe uji me vitamina përmban 120 kalori dhe rreth 32 gram sheqer.

Ky ujë ju shëndosh. Ndërsa ju mendoni se ju jeni duke u freskuar e njëkohësisht do të qëndroni të shëndetshëm tek pini këtë ujë ju po shëndosheni.
Një studim tregon se konsumimi i këtyre pijeve është ndër faktorët kryesorë se pse njerëzit priren drejt obezitetit. Kjo shifër arrin deri në 60%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here