Misteri filloi në vitin 1930 kur gjuetari Arnand Laurent dhe dy djemtë e tij panë një dritë të çuditshme që kryqëzoi qiellin në Kanada. Laurent deklaron që drita ndryshonte forme në momente të ndryshme, në mënyrë që në një moment ishte cilindrike dhe në një tjeter si një predhë e madhe…

Pak ditë më vonë , një pjesë e anëtarëve të policisë që kalonin pranë liqenit Anikuni qëndruan në kasollen e Laurentit në kërkim të një strehimi. Njëri prej tyre shpejgon që në liqen kishte “diçka si një problem”.

Policia pyeti Laurentin konfuz nëse drita që kishte parë ishte e drejtuar nga liqeni dhe ai ju përgjigj pozitivisht.

Gjatë viteve të mëpasme Laurentet nuk u pyetën më.Ku ishte një shkujdes , ku policia e Kanadasë nuk kuptoi se kishte të bënte me rastin më të jashtezakonshëm të historisë…

Kur një tjeter gjuetar , i quajtur Joe Labelle, po udhëtonte nëpër borë drejt fshatit afër liqenit Anikuni , u ndie i bezdisur nga një ndjenjë e çuditshme. Normalisht , ajo ishte një bërthamë e zhurmshme rurale e 1.200 personave në atë ditë, Joe priste të dëgjonte lehjet e qenve të banoreve që ishin mirëseardhje e zakonshme.

Por kasollet e rrethuara nga bora ishin të zhytura në heshtje, dhe nuk dilte tym nga asnjëra.

Duke ecur bregut të liqenit , gjuetari pa që varkat ishin të lidhura . Pa dyshim që kur shkoi derë më derë , takoi një vetmi misterioze. Ende ishin të mbështetura nëpër porta pushkët e burrave. Asnjë burrë kur nisej në udhëtim nuk e linte kurrë pushkën në shtëpi.

Brenda shtëpive , tenxheret me gjellë ishin mykur mbi zjarret e fikur prej shumë kohësh.

Por Labelle nuk takoi trupa , as të gjallë as të vdekur, as shenja dhune.

Joe Labelle shkoi ne zyren telegrafike dhe transmetoi çka pa policisë së Kanadasë. Të gjithë oficerët shkuan në zonën e liqenit. Pas pak orë kërkimesh , policia takoi qentë e slitave të humbura.Ishin të lidhur nëpër pemët afër fshatit dhe trupat e tyre u gjetën nën blloqe bore. Kishin vdekur nga të ftohtit dhe uria.

Në varrezat e Anikunit , u prodhua një zbulim tjetër rrenqethës.Tani ishte një vend me varre të hapura , nga të cilat dikush kishte nxjerrë kufomat.

Nuk dukeshin gjurmë jashtë fshatit , dhe aq me pak mjete transporti me të cilat njerëzit të kishin ikur. Pa mundur të besonte qe 1.200 persona të zhdukeshin nga faqja e tokës , policia zgjeroi kërkimin. Me kalimin e kohës , hetimet mbuluan gjithë Kanadane dhe vazhduan për shumë vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here