Shalin Fernando ishte duke vizituar një zonë malore në Botswana, kur pa një luaneshë me të voglin, që ishte rrethuar prej një tufe të uritur të qenve të egër.

Madje, ai e ka filmuar momentin, kur ajo iu kundërvu grupit prej së paku nëntë qenve mizorë, që e kafshonin dhe përpiqeshin ta mposhtnin, transmeton Telegrafi.

“Ishte momenti heroik, kur nëna u sakrifikua para tufës, që t’i mundësojë të voglit të largohet. Ia arriti qëllimit, sepse këlyshi shpëtoi i pa lënduar”, ka shkruar Fernando.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon ngjarjen dramatike, që e la të dërmuar nga plagët dhe iu desh të shtrihej e lodhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here