Fotografia e parë e Mekës që u realizua nga orientalisti i famshëm holandez Christiaan Snouck-Hurgonje, i cili spiunonte popullatën lokale pas pranimit të kalimit në Islam, u shit për 250,000 dollarë.

“Bilder aus Meka” nga Christiaan Snouck-Hurgon u realizua gjatë punës së tij në Konsullatën holandeze në Jeddah në mes të viteve 1880.

Christiaan Snouck-Hurgon ishte njëherësh dhe studenti i parë perëndimor që iu mundësua të vizitonte Mekën.

Thuhet se detyra e tij në Jeddah ishte spuniazhi, sidomos ai ndaj indonezanëve të fuqishëm që udhëtonin për në Mekë, për t’i kuptuar më mirë zakonet e tyre islame. Kjo, pasi Hollanda kishte nisur të shikonte për interesat e saj drejt Indonezisë. /tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here