Kemi zgjedhur disa gjëra të cilat sipas automekanikëve, nuk duhet t’ia bëni veturës tuaj KURRË.
Mos vendosni shumë çelësa në çelësin e veturës
Të vendosni shumë çelësa në çelësin kryesor të veturës mund të jetë shumë e rëndë dhe pesha e saj mund të dëmtojnë ndërruesin e ndezjes së veturës. Ndajini ata, mbani vetëm disa çelësa në çelësin kryesor të veturës.
Ndërrojeni vajin
Ndiqni specifikat e prodhuesit të veturës se sa shpesh duhet t’ia ndërroni vajin asaj – pasi ka një arsye për këtë. Kjo vlen sidomos për veturat e reja. Disa prodhues përdorin një vaj shumë të hollë kur dalin nga fabrika dhe ky vaj DUHET të ndërrohet pas 1,000km.
Mos e stërmbushni motorin
Motori gjithmonë vjen me një matës, i cili ka pikën që tregon nëse ai është “plot”. Mbusheni me karburant deri në atë pikë dhe mos e mbushni më tepër, duke e tejkaluar pikën. Paramendojeni sikur ta mbushni një shishe me ujë deri në kapak, kjo mund të shkaktojë dështim të motorit dhe të bëjë që të dalë tym nga çdo kënd i veturës.
Mos prisni derisa rezervuari të zbrazet tërësisht
Edhe karburanti më i pastër ka disa grimca brenda dhe graviteti i Tokës bën që këto grimca të mbesin në fund të rezervuarit. Nëse vozisni në rezervuar pothuajse të zbrazur, këto grimca ‘ngecin’ në motor, duke e dëmtuar atë.
Mos i injoroni shenjat paralajmëruese
Jo të gjitha shenjat janë të njëjta për të gjitha veturat, por, në përgjithësi, ato janë të koduara me ngjyra. Një simbol i verdhë normalisht tregon se diçka duhet të servisohet ose kontrollohet. E kuqja tregon se ka një problem serioz dhe se duhet të ndaleni sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi vozitja është e pasigurt.
Në përgjithësi, nëse një dritë paralajmëruese ndalet, mos e injoroni atë dhe thirreni një automekanik sa më shpejt që të jetë e mundur.
Gomat – kontrollojeni presionin
Një tjetër praktikë e mirë: kontrollojeni presionin e gomave çdo herë. Nëse ju duket se një gomë është shfryrë pak, duhet ta rregulloni atë, pasi të vozisni kështu është e pasigurt.
Rrotat – kontrollojeni balancimin
Nëse e godisni trotuarin anash (na ka ndodhur të gjithëve) dërgojeni veturën tek një autoservis dhe thoni mekanikëve ta kontrollojnë balancimin. Nëse rrotat janë jashtë balancimit, atëherë nuk do ta keni kontrollin e plotë të veturës. Më mirë të jeni të sigurt se ta pendoheni më vonë.
Nëse mendoni se kemi harruar diçka të rëndësishme, komentoni në artikullin tonë në hapësirën për komente në Facebook. Gjithashtu, shpërndajeni këtë me miqtë që t’iu tregoni se si të vozisin të sigurt.