Pasi depërtonin nga Alhira ushtritë osmane futeshin në dy gryka kryesore me qëllim arritjen në Krujë, depërtimi i parë ishte Drin i Zi-Dibër-Vajkal dhe i dyti Shkumbin-Elbasan. Një depërtim tjetër ishte Shkup-Grykë e Dervenit-Tetovë-Pollog-Radikë në këtë rrugë janë zhvilluar shumë beteja.

Karaxha Beu në 1462 i kërkon Sulltan Mehmetit II që ta lërë në krye të 30000 ushtarëve për të mposhtur Gjergj Kastriotin, ai premtoi se do të sillte Gjergjin në këmbët e sulltanit o të gjallë o të vdekur. Sulltan Mehmeti pranoi duke shtuar dhe 10000 ushtarë të tjerë, duke i dhënë Karaxha Beut një numër total prej 40000 ushtarësh.

Njerëzit e fshehtë të Gjergj Kastriotit e zbuluan shpejtë këtë lëvizje duke e informuar atë. Karaxha Beu kaloi Ohrin dhe vendosi kampin e tij në Livadhi të Strugës. Gjergj Kastrioti nisi përgatitjet e tij duke çuar 2000 kalorës dibranë rreth kampit turk. Ata të fshehur në male dhe në kalatë arbërore përreth kryenin sulme të shpejta dhe të befasishme. Karaxha Beu nisi më herët një trupë prej 4000 ushtarësh të cilët u zbuluan dhe u vranë prej arbërve, ndërsa pjesa kryesore e Karaxhasë qëndroi në vendin e quajtur Kier në lindje të Livadhisë.

Karaxha Beu donte të kthehej mbrapa dhe të vinte pranverën e ardhshme për të mposhtur Gjergjin por turpi nuk e la ta bënte. Në vjeshtë të 1462 në vendin e quajtur Livadhi, Karaxha Beu i çon fjalë Gjergj Kastriotit për të bërë një betejë të drejt për drejt.

Gjergj Kastrioti e pranoi, duke nisur kështu betejën. Beteja po fitohej nga Gjergj Kastrioti por gjatë saj nisi një shi i fortë i cili ndërpreu betejën. Shiu zgjati 3 ditë gjë që i dha mundësi osmanëve me në krye Karaxhanë të largohen prej aty. Karaxha Beu u prit ashpër nga Sulltani, i cili në po të njejtin vit dërgoi ushtri të tjera në tokat arbërore të cilat u kthyen mbrapsht pa sukses. /traditat, instagram/ InforCultutre.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here