Në Suharekë, në fshatin Dolloc është një shkëmb shumë i veçantë, mbi afër 1700 metra lartësi dhe ka një histori të pashpjeguar mirë që lidhet me ilirët

Vendi nga banorët e Komunës së Suharekës, njihet si ‘Te Guri i diellit’, apo siç e quajnë sot Guri i Dollocit. Përveç që ka një pamje shumë të bukur, dhe tërheqëse, për të janë thënë shumë gjëra që saktësisht nuk është sqaruar asnjëherë.

Sipas studimeve të Sami Pirevës, atje lart ka qenë një qytet ilir, dhe shumë i zhvilluar në epokën e kaluar. Sipas studiuesit Pireva, ky shkëmb nuk është natyror, mendohet se është ndërtuar nga ilirët si orë diellore dhe ka mbetur ashtu me shekuj.

Nuk dihet diçka më konkrete, përveç këtyre pretendimeve të studiuesit, por edhe të banorëve që e konsiderojnë të veçantë këtë shkëmb dhe shumë të vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here