Emri Myzeqe mendohet se vjen nga mbiemri i familjes princërore të Muzakajve, e cila ka qenë sundimtare e kësaj krahine gjatë shekujve të XIV dhe XV.

Tek ky mendim të shpie edhe një dokument venedikas i 28 prillit 1412. Në këtë dokument, emri i kësaj fushe është Muzakia. Edhe në një dokument tjetër venedikas të 13 qershorit të vitit 1382 përmendet për herë të parë “Kulla e Pirgut” në jug të Karavastasë. Ishte Nikolla Muzaka ai, që e pa të nevojshme ndërtimin e një fortifikimi të tillë për të mbrojtur skelën lumore me të njëjtin emër, Skela e Pirgut të Myzeqesë.

Në periudhën e sundimit të gjatë sllav të Uroshit të II, fusha e Myzeqesë njihej edhe me emrin Fusha e Savrës./ZgjohuShqiptar.info/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here