Vlerat dhe përfitimet që marrim nga rozmarina janë të shumta duke filluar që nga pamja e jashtme deri në organizëm. Kjo bimë aromatike që bën pjesë në familjen e mentes, rritet me shumicë edhe në vendin tonë dhe shpesh përdoret si shije e shtuar në gatime.

Zakonisht është e njohur për vetitë e saj qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo përmirësimit të memories. Në këtë spektër si vlerat dhe përdorimet e saj janë të shumta, siç thamë që nga gatimi deri tek vajrat esencialë. Më poshtë në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa vlera të tjera të kësaj bime që mund t’i përdorni për një sërë përfitimesh në organizëm.

Ndikimi në mushkri
Mushkëritë janë vazhdimisht në punë, duke thithur oksigjen dhe nxjerrë jashtë dyoksid karboni. Janë organi kryesor që çon oksigjenin në gjak dhe një ndër më të rëndësishmit e organizmit. Nëse përjetoni probleme me mushkëritë do të thotë më pak oksigjen për trupin, duke shkaktuar një mori problemesh të tjera shëndetësore dhe rrezik për jetën.

Sipas mjekëve krahas trajtimeve në spitale ekzistojnë disa mënyra për të stimuluar futjen e oksigjenit në trup. Një ndër to është edhe bima e mrekullueshme e rozmarinës e cila është një burim i mirë i vitaminash. Përmban vitaminat A dhe C duke përfshirë edhe minerale si magnezi, kalcium dhe zinku. Këto minerale ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar duke dhe nxjerrë jashtë toksinat nga trupi.

Jo vetëm për personat me probleme të mushkërive, rozmarina mund të jetë shpëtim edhe për të nxjerrë nga organizmi pluhurin dhe ndotjen. Kështu nëse doni të përmirësoni frymëmarrjen dhe shëndetin e mushkërive tuaja mjafton të shtoni konsumimin e kësaj bime aromatike. Mund ta pini si çaj, të bëni masazh në kraharor më vajra esenciale rozmarinë apo ta konsumoni sa më shpesh në ushqime.

Për sytë
Për personat që përjetojnë humbje të shikimit apo atë që quhet degjenerimi makular i syrit rozmarina mund të jetë një ndihmë. Kjo sëmundje prek zakonisht moshat mbi të 50-tat dhe dobëson shikimin gradualisht. Për të ulur rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje rekomandohet konsumimi sa më i shpeshtë i kësaj bime të veçantë. Duke qenë e pasur me antioksidantë rozmarina ndihmon në luftimin e sëmundjeve degjenerative të syrit.

Për tretjen e mirë
Duke qenë e pasur me antioksidantë dhe vitamina kjo bimë do të ndikojë edhe në tretjen e mirë të ushqimeve. Kujdesuni të shtoni disa fije rozmarinë në secilin nga ushqimet tuaja për të përfituar shumë shije dhe shëndet njëkohësisht.

Vlera të tjera të rozmarinës
Për një kujtesë të mirë
Ndihmesa që kjo bimë jep për memorien dhe përqendrimin e trurit është e paçmueshme. Janë përdorur që në lashtësi si një kurë natyrale për shëndetin e mirë të mendjes dhe sot shumë studime e vërtetojnë këtë. Ekspertët thonë se rozmarina mund të përmirësojë memorien deri në 30% nëse konsumohet rregullisht.

Kundër depresionit
Rozmarina ndihmon edhe në sëmundjet neurologjike siç janë depresioni, ankthi apo skleroza e shumëfishtë. Mjafton ta konsumoni rregullisht, të përdorni çajra apo të bëni masazhe rreth kokës me këtë vaj esencial.

Largon ujin e tepërt nga trupi
Kjo bimë mund të jetë një shpëtim për personat që kanë tendencë të mbledhin ujin e tepërt brenda në trup. Ndjesitë e fryrjes dhe rëndesës jua largon lehtësisht rozmarina pasi do të nxjerrë të gjitha toksinat nga trupi juaj. Sigurohuni të konsumoni sa më shumë çaj rozmarinë gjatë përditshmërisë tuaj. Në çdo rast AgroWeb.org ju kujton se ky informacion mund të jetë ndihmues për sëmundjet tuaja, por konsultimi me mjekun është gjithnjë i nevojshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here