Categories: KURIOZITETE

Ja çfarë nuk keni ditur për ujin e gazuar

Uji i gazuar është pije e cila NUK përmban sheqer, yndyra as kalori, ndërkaq e hidraton organizmin. Kur një sasi e vogël e gazit të dyoksid karbonit zbërthehet në ujë nën presion krijohet thartira e butë karbonike e cila ujit i jep notën e vezulluese dhe të gëzueshme. Mirëpo ky ende është UJË.

Kjo procedurë quhet karbonizim dhe mund të aplikohet në ujëra minerale të cilat përmbajnë minerale të ndryshme ose në lëngje të ëmbla, siç janë tonikët dhe cola.

Uji i gazuar është i parrezikshëm dhe i DOBISHËM.
Keri Gans, nutricionist nga Nju-Jorku, thekson që “uji i gazuar është njësoj hidratues dhe i shëndetshëm dhe që flluskat në të i shtojnë vetëm shije të butë”.
Ai rekomandon që të shtoni në ujë të gazuar fletë të mentës së freskët, copa kastraveci të prerë në rrathë, limon apo ndonjë pije tjetër të freskët. Në atë mënyrë, drejtpërdrejt në organizëm fusni freski dhe kthjelltësi.

Kristi King, dietist i lartë klinik në Texas Children’s Hospital, Houston, thotë që hulumtimet klinike tregojnë padëmshmërinë e ujit të gazuar për kockat dhe zmaltin e dhëmbëve.

Erozioni i dhëmbëve është rezultat i pijeve të cilat janë të ngopura me sheqer në bashkëveprim me karbonizimin. Ato pije janë soda dhe lëngjet.

Flluskat në ujin mineral të gazuar ndihmojnë tretjen, posaçërisht të ushqimit të yndyrshëm dhe lehtësojnë zbrazjen e zorrëve.

Në këtë mënyrë, zvogëlohet masa trupore dhe ndihmon pastrimin e organizmit.

Kur stomakun e keni të balancuar, atëherë edhe gjendja shpirtërore është më e mirë.

Doktorët e Klinikës Mayo thonë që uji i gazuar është njësoj i shëndetshëm si edhe uji i zakonshëm.

E vetmja gjë me rëndësi është që në ditë të pimë sasi të mjaftueshme uji, në mënyrë që të plotësohen nevojat për hidratim.

In For Culture

Recent Posts

Fryrja e këmbëve, shkaqet dhe trajtimet, merrni kurën bimore

Fryrja e këmbëve shkaktohet për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me edemën…

19 mins ago

Antibiotiku më i fuqishëm natyral, lufton edhe sëmundjet më të rënda

Ne shpesh përdorim antibiotikë konvencionalë dhe harrojmë se mjetet shëruese natyrale gjithmonë funksionojnë më mirë.…

59 mins ago

28 Nëntor 1913:Prijësit fetarë, muslimanë e të krishterë duke kremtuar 1 vjetorin e pavarësisë(Foto)

Një fotografi e rrallë e cila është bërë virale kohëve të fundit e dëshmon qartazi…

16 hours ago

Realitete nga Lufta e Dytë Botërore: operacioni gjerman në Malësinë e Gjakovës

Mbajtja e Konferencës së Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës në kullën e Sali Manit, në Bujani…

17 hours ago

“Unë qëllova i pari mbi Carin”. Letra e një pjesëmarrësi në vrasjen e Romanovëve

Ekzekutimi i Romanovëve, car Nikollës të Dytë dhe familjes së tij, edhe pas shumë e…

17 hours ago

Shenjat e zakonshme që tregojnë se keni nevojë për syze optike

Syzet mund t’i ndihmojnë njerëzit të shohin më mirë, por mund të mos e kuptoni…

18 hours ago