Perëndia En ose Enji (tek helenët Hefesti, tek romakët Vullkani, tek etruskët Sethlans, tek egjiptianët Ptah) është perëndia ilire e zjarrit, farkëtimit dhe ndërtimit. Ai paraqitet me çekiç në njërën dorë dhe një darë në dorën tjetër dhe me plis në kokë.
Enji është i biri i Erës dhe është ndërtuesi i qytetit të Perëndive, ai e ndërtoi atë qytet pas rikthimit të tij aty pasi ai ishte i dëbuar prej tyre sepse paraqiste rrezik nga forca e tij. Ai pas dëbimit u shpëtua nga hyjneshat e detit të cilat e strehuan atë në shpellën e tyre, ku dhe Enji mësoi farkëtimin. Enji dhe pse njihet si i shëmtuar ishte bashkëshorti i Afërditës perëndesha e dashurisë.
Sipas besimeve ilire, Enji zgjeroi jashtë mase funksionin e tij sa arriti të dëbone Perëndinë e qiellit, Zojzin (Dyēus/dźie̅u), duke u bërë Perëndia më i shquar në periudhën e ardhjes romake. Në atë periudhë mendohet që emri i tij të jetë futur në ditët e javës, “e enjte”. Në veprën e tij “Speculum Confessionis” në 1621 Pjetër Budi regjistroi termin shqip ‘tegnietenee madh’ për kremtimin e të Enjtes së Madhe. F
rang Bardhi në fjalorin e tij latinisht-shqip në 1635 e quajti atë dita ‘ehegnete’. Ndryshimet dialektore moderne përfshijnë: Gegërisht: e êjte, e ẽjtë; Toskërisht: e enjte; Arbërisht: e ègn’te, e énjite, e ente, e engjte, e ínjte. Termi shqip enjte rrjedh nga ilirishtja agni-, në fund të fundit nga fjala arkaike Indo-Evropiane për ‘zjarr’. Kulti i Enjit ose ndryshe kulti i zjarrit kishte një rëndësi të madhe tek shqiptarët para-industrial, kult i cili dhe sot festohet dhe pse shumë më rrallë se më parë. /traditat, Instagram /InforCulture.info