Categories: RETROSPEKTIVË

Murtaja dhe sëmundjet e mëdha në Shqipëri, në kohët e kaluara

Nga: Faik Konica

Në shkollat e mjekësisë rrëfejnë se të katër sëmundjet e mëdha që kanë korrë papushim njerëzinë nëpër brezat e vjetëve, e kanë të gjitha burimin në grykat e do lumenjve të mëdhenj e në baltërat e ndyra që i rrethojnë. Kolera ka marrë gjithmotin burim në grykë të lumit Gang, në Hindustan; tifuzi [tifoja] në grykë të Tunës; ethet e verdha në grykë të Misisipit; e murtaja në Nil e në Indokinë.

Kjo sëmundje e tutshme, mbas shumë vjetësh mungimi, filloi të shfaqej më 1899 në Skënderie, në Lisbonë dhe – e thonë me zë të ulët – në Anversë të Belgut, në Paris e në Portsmouth. Kujdesi i guvernave, i ndihmuar me fuqinë e shkencës do t’i dalë zot – na mban uzdaja – këtij rreziku të përgjithshëm, e që tash duket se sëmundja e tutshme zuri të pakësohet në atë vend ku kish rënë.

Sido në qoftë, për të plotësuar dëshirën që kanë ligjëruesit për të gjetur në një kalendar të mirë përmendje [historike] për ndodhira të vitit, u munduam dhe gjetëm në do libra të moçme vitet e rënies së murtajës në Shqipëri.

Më 1368, ra në Janinë një murtajë e madhe, e u hap deri në Berat.

Më 1374, ra murtaja në Nartë, dhe vdiq kryezoti i vendit Pjetër Llosha.

Më 1375, murtaja goditi prapë Janinën, dhe vdiq zonja Irena, e bija e dukës së Janinës.

Më 1736, ra në Janinë një murtajë e tutshme, të cilën e pruri nga Vllahia një gunar i emëruar Zamari. Vdisnin vetëm brenda në Janinë 50 a 60, e shpesh edhe 80 veta përditë. Kjo murtajë filloi të korrë në muaj të Frorit e u mbajt deri në ditë të Shën Mitrit.

Më 1814, ushtarë shqiptarë të sulltanit, duke u kthyer nga Misiri, sollën një murtajë të madhe që ra, e rreptë e e tutshme, në Shkodër, në Ipek [Pejë], në Durrës, në Vlorë, në Janinë, dhe më tepër në Delvinë. U mbajt deri më 1819, dhe bota binin porsi miza.

In For Culture

Recent Posts

Antibiotiku më i fuqishëm natyral, lufton edhe sëmundjet më të rënda

Ne shpesh përdorim antibiotikë konvencionalë dhe harrojmë se mjetet shëruese natyrale gjithmonë funksionojnë më mirë.…

18 mins ago

28 Nëntor 1913:Prijësit fetarë, muslimanë e të krishterë duke kremtuar 1 vjetorin e pavarësisë(Foto)

Një fotografi e rrallë e cila është bërë virale kohëve të fundit e dëshmon qartazi…

15 hours ago

Realitete nga Lufta e Dytë Botërore: operacioni gjerman në Malësinë e Gjakovës

Mbajtja e Konferencës së Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës në kullën e Sali Manit, në Bujani…

16 hours ago

“Unë qëllova i pari mbi Carin”. Letra e një pjesëmarrësi në vrasjen e Romanovëve

Ekzekutimi i Romanovëve, car Nikollës të Dytë dhe familjes së tij, edhe pas shumë e…

17 hours ago

Shenjat e zakonshme që tregojnë se keni nevojë për syze optike

Syzet mund t’i ndihmojnë njerëzit të shohin më mirë, por mund të mos e kuptoni…

17 hours ago

Pse nuk na kujtohet çfarë ka ndodhur para moshës 4 vjeçare?

Ky fenomen prek të gjithë njerëzit dhe njihet ndryshe dhe si amnezi fëmijërie. Ndërsa rritemi,…

19 hours ago