Arkeologët në Turqi pretendojnë se kanë zbuluar skeleton e atij që e quajnë Fermeri i Parë në Anatolinë Perëndimore. Gërmimet janë kryer në një zonë të quajtur Bahçelievler pranë Bilecik dhe mendohet se daton 8 500 vjet më parë. Skeleti i përket një mashkulli të moshës 14-15 vjeç dhe sipas profesorit Erkan Fidan ai është më i vjetri i gjetur në Anatolinë Perëndimore që i përket periudhës së Neolititi-Gurit të Ri.
“Kocka e njeriut është materiali më i besueshëm për të përcaktuar data sepse jeta njerëzore është shumë më e shkurtër sesa ajo e pemëve. Vlerësoj se shtresa ku gjetën skeleton shkon 8500 vjet më pas”, është shprehur Fidan.
Mosha e skeletit ka shtyrë arkeologët ta cilësojnë atë si Fermeri i Parë dhe ai është gjetur në një rajon ku mendohet se 9000 vjet më parë u popullua nga një komunitet që vijoi të jetonte aty deri rreth 6000 vjet më parë. /mekulipress /InforCulture.info