Kur dëgjojmë dikë të teshtijë, natyrshëm na vjen të themi shëndet, një shprehi kjo me të cilën jemi rritur dhe na duket mungesë edukate nëse nuk e përdorim. Në shumë vende të botës, përdoret e njëjta shprehje në gjuhët përkatëse. Disa prej kulturave besojnë se nëse nuk thua ‘shëndet’ kur dikush teshtin, zemra e tij do pushojë. Sado e çuditshme duket, ka shumë që e besojnë.

Por çfarë ndodh vërtetë kur teshtijmë?

Teshtima duhet menduar si një mekanizëm mbrojtës. Sipas ‘Woman’s Health’, një kardiolog i njohur tregon se në gjuhën e mjeksisë ky veprim është instiktiv dhe ka si funksion pastrimin e hundës nga pluhurat dhe mbetjet. Me pak fjalë, kur hunda juaj irritohet, ju mbyllni sytë, merrni frymë thellë dhe muskujt e gjoksit tuaj shtyjnë ajrin jashtë mushkërive me shpejtësi të lartë duke nxjerrë jashtë gjithçka trupit i duket e tepërt.

Po ç’lidhje ka zemra në këtë mes?

Ky është një nga mitet e shumta që kanë vetëm një grimcë të vërtete brenda. Duke marrë parasysh pozicionin e zemrës që është shumë pranë mushkërive, kur merrni një frymë të thellë mund të aktivizoni një nerv të quajtur ‘vagus’. Ky nerv i jep sinjal zemrës të ulë ritmin e rrahjeve, duke na krijuar përshtypjen se zemra jonë ndalon. Edhe nëse kjo gjë ndodh, pra zemra ngadalësohet për 1 sekondë ky nuk është problem, kështu që qetësohuni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here