6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home RETROSPEKTIVË Fotografi e rrallë e vitit 1912, gratë shqiptare duke larë rroba (Foto)

Fotografi e rrallë e vitit 1912, gratë shqiptare duke larë rroba (Foto)

Në të kaluarën jeta në vendin tonë ishte shumë më e vështirë, sa që shumë punë të përditshëmrisë kërkonin mund të madh, për dallim nga sot kur shumë gjëra janë lehtësuar në favor të njeriut, shkruan InforCulture.info

Gruaja shqiptare cdo herë është konsideruar si ‘shtylla’ kryesore e shtëpisë në çdo familje. Ajo ishte e gatshme që gjatë gjithë jetës së saj të kujdesej për familjen. Përgadiste ushqimin, kujdesej për fëmijët dha antarët e tjerë të familjes, merrej me punët e ndryshme të shtëpisë, lante, pastronte, kujdesej edhe për bagëtinë e shumë herë edhe për punët e fushës.

 Familja patriarkale shqiptare zakonisht ishte me shumë antarë të familjes (në Kosovë është dokumentuar rasti i një familje me 117 antarë), dhe sa më e madhe të ishte familja aq më shumë punë dhe mund kërkohej të bëheshin në atë shtëpi.

Një fakt tejet i vogël por shumë por shumë i rëndësishëm është kjo fotografi që kemi sjellur e vitit 1912, ku në të shihen dy gra shqiptare të cilat janë duke pastruar rrobat. Kjo mënyrë e pastrimit ishte e pranishme pothuajse në çdo familje shqiptare deri në 50 vjeçarin e dytë të shekullit XX.

Gratë shqiptare i merrnin rrobat e familjes që ishin për tu pastruar dhe shkonin afër ndonjë lumi, ose ndonjë pusi dhe pothuajse tërë ditën mirreshin me larjen e rrobave. Rrobat e palara futeshin në ujë, dhe pastaj vendoseshin mbi ndonjë gur afër lumit dhe ‘rriheshin’ me ‘perajkë’ (mjet prej druri i rrafshët që përdorej për pastrimin e rrobave) si dhe përdorej edhe ‘fiu’ për tu shkumuar (fiu ishte produkt për pastrimin e rrobav që bëhej nga hiu i druve të djegura. Hiri vlohej në uj të valë pastaj kullohej dhe lëngu i fituar ishte mjaft efikas në pastrim të rrobave).

Kjo formë e larjes së rrobave tashmë nuk praktokohet pothuajse nè asnjë vend, me përjashtim të ndonjë rasti ,mirëpo nëse pyesim nënat dhe gjyshet tona, pothuajse secila do t`a kujtojë atë periudhë ,që në krahasim me ditët e sotme, ishte sa e vështirë aq edhe e bukur./InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments