6.1 C
Pristina
Thursday, September 23, 2021
Home KËSHILLA Mos e hidhni lëkurën e mollës, ja përdorimet

Mos e hidhni lëkurën e mollës, ja përdorimet

Mollët janë një ndër frutat më të mira për shëndetin, por në pjesën më të madhe të rasteve ne i konsumojmë ato pa lëkurë, më shumë për çështje higjienike. Jemi mësuar gjithmonë ta hedhim “mbulesën” e tyre pa menduar asnjëherë për faktin se ajo mund të përdoret për diçka tjetër në shtëpi dhe veçanërisht në kuzhinë, në mënyrë efikase dhe ekologjike.

Më poshtë do të njiheni me përdorimet “alternative” të lëkurës së mollës.

Pleh kopshti

Kushdo që ka një kopsht të vogël ose një improvizim të tij në tarracë, lëkurat e mollëve mund t’i riciklojë në mënyrë shumë efikase. Mjafton t’i përzieni me mbetje të tjera organike për të përfituar një lloj “plehu shtëpiak” për ta përhapur mbi tokë. Në pak kohë, farat e bimëve ose të luleve të ndryshme do të fillojnë të lulëzojnë.

Parfum për dollapët

Ekstrakt dhe çaje

Ata që i dashurojnë ekstraktet dhe çajet mund t’i realizojnë edhe në shtëpi me produkte 100% natyrale. Për shembull, lëkura e mollës nëse përzihet me ujë të nxehtë, i jep “jetë” një çaji të mrekullueshëm për nga shija.

Pastruese enësh

Lëkurat e mollës përmbajnë acide të cilat janë të afta për të larguar njollat e vështira nga enë të ndryshme. Sekreti është që mbulesën e frutës ta zieni për 30 minuta në ujë dhe më pas me të të lani sipërfaqet e papastra: në fund të “operacionit” gjithçka do të shkëlqejë.

Ëmbëlsira të bëra në shtëpi

Lëkurat e mollës mund të hahen edhe duke u shtuar në ëmbëlsira të ndryshme apo duke krijuar me to një të tillë. Ato duhen prerë, të futen në një enë me sheqer dhe ujë dhe të lihen në zjarr për disa minuta. Pasi t’i kulloni, rezultati do të jetë i pabesueshëm. Pjesën e trashë të zierë të mollëve mund ta shtoni kur bëni kek, ndërsa lëngun futeni në frigorifer për ta përdorur si një pije bio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Fotografitë që truri juaj do ta ketë të vështirë t’i përpunojë!

Gjëra të panumërta mund të ndikojnë se si do të duket një fotografi. Ndriçimi, këndi, etj, janë gjërat mund të ndikojnë te...

Pse kjo pikturë u shit për herë të parë për 40 milion dollarë

Një pikturë e shfaqur në një ekspozitë në Zvicër ka dal në shitje për 40 milion dollarë. Me titull “Dyqani i Pajisjeve”,...

5 zakonet prej 5 minutash që do t’ju ​​bëjnë të lumtur

Mënyra moderne e jetës e bën gjithnjë e më të vështirë të ndiheni të qetë gjatë gjithë ditës detyrimet e tepërta, stresi...

Pijet më të mira për një metabolizëm të shpejtë

Sa më e thjeshtë të jetë pija, aq më mirë është për trupin tuaj. Zgjedhja e pijeve me sheqer, natrium dhe yndyrë...

Recent Comments