6.1 C
Pristina
Thursday, September 23, 2021
Home KAFSHËT NASA zbulon ujë në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës

NASA zbulon ujë në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, njoftoi të hënën se ka konfirmuar ekzistencën e ujit në zonat e ndriçuara të Hënës, duke sinjalizuar se uji mund të jetë i pranishëm më gjerësisht se ç’mendohej më parë.

NASA tha se zbulimi u konfirmua nga Obzervatori Stratosferik për Astronominë me Rreze Infra të Kuqe i njohur me inicialet SOFIA, një laborator fluturues i krijuar duke modifikuar një avion të tipit 747. Më parë besohej se molekulat e ujit mund të gjendeshin në zona të ftohta, në sipërfaqen e pjesës së errët të Hënës.

Rezultatet e studimit janë botuar në numrin e fundit të revistës Nature Astronomy.

Më e thatë se Saharaja

NASA thotë se obzervatori SOFIA kishte diktuar molekula uji në kraterin Clavius, krateri më i madh që shihet nga Toka. Të dhënat tregojnë se uji është i pranishëm në përqëndrim 100-412 pjesëza për million, i bllokuar në shtresën e dheut mbi sipërfaqen hënore.

NASA thotë se po të bëhet një krahasim, Shkretëtira e Saharasë ka 100 herë më shumë ujë se sa sasia e diktuar në sipërfaqen e Hënës. Por sasia nuk ka rëndësi, aq sa prania e ujit që tani ka çuar në pyetje se si u krijua uji dhe si vazhdon të ekzistojë në këtë mjedis të vështirë.

NASA thotë se zbulimi i fundit i frymëzon shkencëtarët të vënë në jetë planet për të krijuar një stacion me astronautë mbi sipërfaqen e Hënës brenda kësaj dekade. Mbetet për t’u zbuluar nëse uji i diktuar mund të përdoret për të mbuluar nevojat e astronautëve.

Ekspedita të ardhshme të observatorit do të përpiqen të zbulojnë ujë në zona të tjera të ndriçuara të Hënës si dhe të kuptojnë se si u krijua kjo sasi uji në këtë objekt hapësinor. /voal.ch /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Letrat e pabotuara, si Alois Hitler e nxiti djalin e tij të bëhej përbindëshi që e njohin të gjithë

Figura e Adolf Hitlerit, vazhdon të mbetet një temë e rëndësishme e diskutimeve në mjedisin e sotëm akademik. Në fillim të këtij...

Figura e shtrembëruar e Ali Pashë Tepelenës në dramaturgjinë perëndimore

Refik Kadija Vdekja tragjike e Ali Pashë Tepelenës më 25 janar 1822 bëri jehonë në Evropë dhe nxiti interesin...

A duhet të bëhet doza e tretë e Pfizer, FDA del me rekomandim: Vetëm për personat e kësaj moshe

Një komitet i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave hodhi poshtë kërkesën e kompanisë Pfizer për të injektuar në masë një dozë...

Arkeologët rrugës për të gjetur një qytet antik të zhdukur në Meksikë

Gjurmë të fshehura të një qyteti të madh antik në Meksikë janë zbuluar pasi që LIDAR (Zbulimi me anë të laserit të...

Recent Comments