Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ballit Kombëtar: ”Deklarata e juaj mbi Ballistët, nuk i ka hije një historiani, i cili akuzon pa fakte e pa dokumenta,..”

Balli Kombëtar drejtuar Fan Nolit

Letra e hapur e Ballit Kombëtar drejtuar Fan Nolit, Gazeta Flamuri, Organ i partisë Balli Kombëtar në mërgim në nëntor të vitit 1949.

BALLI KOMBËTAR i Përgjigjet Fan. S. Nolit

Deklarata e juaj mbi Ballistet, botuar ne gazeten Dielli dhe Liria, nuk i ka hije nje historiani , i cili akuzon pa fakte e pa dokumenta, dhe duket sikur del nga penda e nje agjenti te Moskes. Sigurisht, Balli Kombetar, qe eshte fuqia me e madhe antikomuniste Shqiptare, duhesh pikturuar si organizat “bejleresh”, me fryme fashiste , qe kerkon coptimin e Shqiperise! Dhe ky perfundim i pa logjikeshem del sepse ju i bindeni ne ekuacionin bolshevik, mbas te cilit kushdo qe nuk eshte komunist eshte tradhetar, reaksionar, fashist, me nje varg sharjesh gratis.

Gjate okupacionit fashist, kur ne, me demostrata, me qindra botimesh te fshehta, me çeta, pohojshim rezistencën Shqiptare, komunistet tane mbushnin zyrat e fashizmit, dhe zotrote nuk gjeje kohe as fuqi per te ngritur zerin kunder roberise s’atdheut. Atehere , fashistet na quanin komunist!

Neper regjistra mundet te shihen akoma sot emrat e qindra Ballistesh t’internuar dhe te burgosur nga fashizmi. Botimet te ndryshme italjane , si revista “Politica Estera”, etjer qe nga viti 1944, kane nxjerre ne drite se Balli Kombetar qe e para dhe organizata me e fiqishme qe luftoi me te gjitha mjetet okupacionin fashist ne Shqiperi.

Hiresia e juaj, si historian , i kerkon dokumentat e asaj kohe neper arkivat e moskes dhe i pershkruan me gjuhen komuniste per hesap te moskes!… Terenc Toçi , Kryetar i Dhomes se Korporatavet fashiste, deklaroi ne gjyqin e Tiranes:Balli Kombetar e ka luftue okupacionin fashist dhe nga qendrimi i tij armiqesor u rrexuan. Dhe pse Terence Toçi u denua me vdekje per kete guxim dhe fjalet e tija kane mbetur.

Dhe fjalet e tija kane me shume vlere se deklaratat e juaja. Edhe me vlere se fjalet e juaja dhe se fjalet tona, Zoti Fan Noli, kane vlere qindra e mijera Deshmorevet Ballist qe kane rene theror ne luften e Ruzhdijes, te Gjormit, te Reçit, te Qafthanes, te Vlores, te Konispolit, te Gjakoves, dhe nuk kerkuan tjeter nder, veç te quhen tradhetor prej komunistevet.

***

Balli Kombetar perbehet ne shumice nga fshatare, njerez te thjeshte, intelektuale, nga te gjitha shtresat e popullit, te cilet u rriten ne tryezen e Kombit me guxim e sakrifica, me pende e me pushke per liri. Shumica e ” bejlerevet” kishin mbushur radhet e nacional – clirimtares ” komuniste dhe e luftuan Ballin Kombetar me fanatizmen tuaj : ekstremet piqen! Po te merrni mundimin dhe te beni nje vizite neper kampet e refugjatevet nItali, ku vuajne qindra Ballistesh, po ti shihni te grisur, te uritur por te pathyer, sigurisht do ti kurseni fjalet e peshtymat mbi keta djem te rinj qe kane trupin e madh te quhen vegla te Atdheut. Por ju nuk keni marre mundimin as tu afroheni disave nga shoket tane ne Amerike.

Sepse shoket e juj gjenden neper konsullatat dhe ambasadat moskovitet dhe sepse nje Hiresi, nje Shqiptar, nje historian e paska per detyre te urrej te miret, te perkrahi antishqiptaret dhe te mbuloje te verteten me formula te kuqe! Ndofta per kete arsye e keni vene kishen, penden, gojen e zemren ne sherbim te Stalinit dhe te kelyshvet te tij. Ju e dini fare mire se drejtonjesit e Ballit Kombetar jane kunder Shqiperise çiflik. Kendoni pakez Dekalogun e Ballit Kombetar, botuar me 1942.

Vite partija komuniste,u-trondit ne themel nga parimet e shpallura te Ballit Kombetar. E dinte mire dhe e pohonte indirekti se nacional-çlirimtarja e mbledhur ne Ball jane njerzit e reformavet te gjera, te cilet e kuptojne lirine e Shqipërisë pa lirine e Shqiptarevet, nuk e kuptojne se si njeri mud te jete i lire ne vendin e tij pa gezuar jeten me pune e buke te paprivilegjuar.

E dinte gjithe bota Shqiptare se Kryetari i denje i Ballit Kombetar, Mid’hat Frasheri, ka qene, 30 vjet me pare, predikonjesi i reformes agrare integrale, dhe se pasurija e tij perbehej nga 40.000 vellim librash, te cilat i la testament Shqiperise. Por, sikurse jemi kunder latifondizmit qe thith djersen e bujkut te shfrytezuar, ashtu dhe jemi kunder shtetit qe ze vendin e “bejlerevet”, dhe po le te vdesin nga uria nje popull te tere. Letrat qe ju vine nga Shqiperia flasin kthjellet! …

***

Sipas mejtimit tuaj, “Ballistet ne te pritmen jane gati te lidhen me armikun qe ta coptojne Shqiperine”. Tani e ke gjetur! Balli Kombetar qe hapi idene e Shqiperise Etnike dhe e zgjoi si nje ndjenje te drejte kombetare, dashka ta coptoje Shqiperine! …

Ne mbledhjen e Mukajt ( 1 – 2 Gushtit 1943 , kur u krijua ne malet e Krujes, Komiteti per Shpetimin e Shqiperise, ndermjet Ballistevet dhe komunistevet, nen kryesin e Hasan Dostit, ishin Ballistet ata qe ngulen kembe te vihej ne program kerkimi I Kosoves dhe I visevet te mbetura ne roberi qe nga viti 1913.Ishin Ballistet ata qe kerkuan me shkrim te mos thuhet se ” do te luftojme kunder fashistevet e nazistevet “, por kunder CDO ARMIKU OKUPATOR. Edhe qene komunistet ata qe kundershtuan unitetin Shqiptar, sepse ishin robrit e agjetevet te huaj, dhe kerkuan te mos konsiderohen okupatore greket e EAM-it, te cilet me 1944, kishin thyer piramidet Shqipetare ne kufi. Dhe si mundet ta pertypim, Z. Fan Noli, apsurditetin :

Mid’hat Frasheri, I cili bashke me shoke, shpetoi ne Koferencen e Parisit, me 1920, Korcen e Gjirokastren nga pretendimet greke, te arrije ne ditet tona dhe te deshiroje coptimin e asaje toke, te atij Vakefi, per te cilen punoi I Ati, Abdyl Frasheri, dhe xhahxhallaret e tij, Naim e Sami Frashëri? ! Ju nuk caktoni cili eshte armiku i Shqiperise. Por ne mendjen tuaj shigjeten doni ta drejtoni kunder Anglo-Amerikanevet dhe prandaj therisni me ze pleqerije Shqiptaret e Amerikes “te perkrahin guvernen demokratike te Shqiperise” e cila na qenka” garancija me e sigurta e independences kombetare, e teresore, dhe e lirise popullore”!

Dhe nuk e shpjegoni se si indipendenca Shqiptare eshte varur ne gozhden e Kremlinit,tersija tokesore eshte vene ne rrezik me deklaraten e Enver Hoxhes, ne fillim te vitit 1945, kur ja njohu Kosoven Jugosllavise, dhe me aventurat e axhaminjvet te kuq te Tiranes, te cilet u dhane argumenta grekevet per te pretenduar nje cope te shqiperise me qellim qe te shuajne folete e rebelvet komuniste, dhe pastaj te dalin me tapi false para opinionit botror.

Dhe nuk u tregonin Shqiptaret te jashtem ku qendron demokracija dhe lirija e diktatorevet bolshevike. Neper burgje ku vuajne me shume se 20. 000 veta? Neper kampet e perqendrimit ku po shuhen 30.000 Shqiptare? Apo neper varreza ku jane hudhur, me gjyq e pa gjyq, 30.000 Deshmore?!… Me mire se te harxhoni fjale kote, formoni nje komision dhe drejtohuni ne shqiperine e kuqe. Pyetni nenat pa djem, grate pa burrat, kalamajt pa buke, Shqiptaret e tmereuar. Pyetni ata se ku qendron independenca, lirija dhe demokracija!…

Vizitoni gropen e Shipckes, ku u ropen te gjalle afer 200 Shqiptare, vizitoni germadhat e fshatarevet te djegura nga barbarizma komuniste gjate luftes civile. Ata do tju flasin me zerin e katun-it. Zoti Fan Noli! Me 1924, me sjelljen e juaj politike, humbet demokracine Shqiptare. Me sjelljen e sotme po duartrokitni katilat e kombit, dre para varrit te Atdheut po kendoni psallmet qe ju dikton kisha e Moskes. Edhe sot, sikurse dje, po na bene armiq me demokracite e medha, nga te cilat presim perkrahje dhe jo perbuzje, dhe po vini ne rrezik Shqiperine qe nuk ka faj pse Zotrote me shoke jetoni dhe veproni si komunista dhe jo si Shqiptare!

Shqiptaret e Amerikes nuk kane nevoje per deklaratat e juaja. Mos kujtoni se nuk shofin me sy dhe s’ndegjojne me vesh. Dhe kur i presin dhe i percillni me fisnikeri Shqiptare” aventurat Balliste” ,e kuptojne se ata jane njerzit qe po vuajne kaq vjet udhevet te mergimit per nje ideal te paposhtur, jane njerzit qe jane gati te punojne dhe te vdesin ne sherbim te Atdheut. *** Ta dini mire: Balli Kombetar nuk mposhtet nga sterpikjet e pendes s’uaj, nuk permbyset nga thikat e mercenarevet te kuq. Balli yne qendiset me plumba dhe peshtyma qe prej nje qind vjetesh na vervisin me kot armiqt e Shqiperise! /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjve të pafajshëm në shkurt të vitit 1943

Nga Ismet Azizi: Krimi serbo-çetnik në Bihor gjatë kërshëndellave ortodokse! Programin e “Naçertanija” të Ilia…

14 hours ago

Buka më e mirë për rënien nga pesha

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj…

19 hours ago

Para Vlorës, flamuri i pavarësisë u valëvit… ku?

Pak orë, na ndajnë nga festa e madhe e pavarësisë së Shqipërisë.  Teksa qyteti i…

19 hours ago

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm…

19 hours ago

​Largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe: Përbërësit e fshehtë i kemi të gjithë në shtëpi

Dhimbjet e kokës shpesh nuk shkaktohen nga sëmundje, por nga patogjenë që janë pjesë e…

19 hours ago

Mësoni vitaminat që ju mbrojnë nga COVID-19

Marrja e vitaminave është një nga mënyrat më të  mira për të luftuar çfarëdolloj sëmundjeje.…

20 hours ago