Categories: RETROSPEKTIVË

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është historia e luftës kundër injorancës, që pati arritje të rëndësishme dhe me vlerë. Ishte si një re pluhuri e krijuar aty-këtu prej erës që u hoq nga shkretëtira ku kishte lindur dhe papritur u shndërrua si me magji në një shtyllë të bukur e të fortë për të ndriçuar e stolisur kombin”, shkruante në kujtimet e saj Sevasti Qiriazi.

Kjo shkollë u bë vatër e arsimit shqiptar dhe e ideve për liri e përparim kombëtar. Ajo mblodhi rreth saj patriotët më të shquar.

Sot shënohen 129 vite nga hapja e Shkollës Shqipe për Vajza në Korçë, më 23 tetor 1891. Në këtë shkollë morën pjesë shumë vajza, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Përveç qëllimit kombëtar, kjo ishte një shkollë misionare ungjillore e mbështetur nga misionet protestante. Në këtë shkollë dhanë mësim Gjerasim dhe Sevasti Qiriazi, Kristo Dako, Fanka Efthimi, Thanas Sina, Parashqevi Qiriazi, Luka Tira, Grigor Cilka, çifti Kenedi, etj. Shkolla Shqipe për Vasha luajti një rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare, arsimin shqip dhe në fenomenin e emancipimit të gruas shqiptare.

Po si lindi kjo shkollë?

Siç tregon Sevastia në kujtimet e veta, çdo gjë fillon me një ide dhe kjo ide “ekzistoi në mendjen e vëllait saj, Gjerasim, një njeri i virtytshëm, i cili e shihte nevojën e madhe për një institucion të tillë që do të shërbente për emancipimin e grave shqiptare.

Gjerasim Dhimitër Qiriazi, një shqiptar nga Manastiri, lindur në një familje me origjinë nga Kolonja, kishte mbaruar Seminarin Teologjik Ungjillor në Samokov, Bullgari, dhe punonte në atë kohë pranë “Shoqërisë Biblike për Britaninë dhe Vendet e Huaja”, e cila, në vitin 1827, u kishte dhënë shqiptarëve për herë të parë në gjuhën e tyre “Dhiatën e Re” me përkthimin e Vangjel Meksit.

Gjerasimi kishte bërë disa udhëtime në viset shqiptare, si në Korçë, Berat, Durrës, Kavajë, Vlorë e Shkodër për të predikuar shqip ungjillin, lajmin e mirë. Në këto udhëtime ai kishte parë nga afër gjendjen e mjeruar të popullit, kishte ndjerë dëshirën e zjarrtë të njerëzve për arsim në gjuhën amtare dhe zemra e tij ishte prekur thellë. “Ishte e natyrshme, – shkruan Sevastia në kujtimet e veta, – që ideja të vinte prej tij, se ai arrinte të shihte të mirat e edukimit në tokën tonë dhe fatkeqësitë pa të.”

Me dëshirën e zjarrtë për të ndihmuar sadopak popullin e tij, Gjerasimi bashkë me të shoqen, Athinanë, vendoset në Korçë në vitin 1890 dhe aty fillon të predikojë në gjuhën shqipe, ku gjeti ndër njerëzit një etje të madhe për të. Nga ky shkak fitoi simpatinë dhe përkrahjen e shumë patriotëve shqiptarë, veçanërisht të Jovan Cico Kosturit, Orhan Pojanit, Thimi Markos, Petro Nini Luarasit e Thanas Sinës, të cilët e lutën që të predikojë shqip në ndërtesën e Mësonjëtores së Parë Shqipe, si dhe ar miqësinë e klerit grek dhe autoriteteve osmane, të cilët e panë si rrezik për realizimin e planeve të tyre antishqiptare dhe filluan përn djekjet, kontrollet, bas tisjet, mallkimet.

Më 23 tetor 1891 Gjerasimi dhe e motra Sevastia, e cila sapo kishte mbaruar studimet në Shkollën Amerikane për Vajza në Stamboll, (themeluar nga “Bordi Amerikan i Komisionerëve për Misionet e Huaja”) të vendosur për të përmbushur nevojën e popullit shqiptar për arsim në gjuhën amtare, çelën në Korçë të parën shkollë shqipe për vajza.

Burimi: “Diaspora Shqiptare”/InforCulture.info

In For Culture

Recent Posts

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

44 mins ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

2 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

2 hours ago

Gripi spanjoll: Si dukej bota pas pandemisë së vitit 1918

Nëse nuk keni dëgjuar për pandeminë e gripit spanjoll, kriza e koronavirusit ndoshta ka tërhequr…

3 hours ago

Njihuni me pemën që ndryshoi hartën e botës

Nëse udhëtoni thellë në pyjet e Andeve do të ndesheni me një pemë të veçantë.…

4 hours ago

Amiklati detari epirot-ilir nga Epidamni-Dyrrahu, si personifikim i botës antike mesdhetare për mikpritje e besë

Nga Agron Luka Duke filluar Parathanien… Në “Luftën e Epirit/Ilirisë ose Lufta e Epidamn-Dyrrahit”, pjesë…

4 hours ago