Shqiptarët përballë epidemive të së kaluarës

Është viti 1812. Epidemia e murtajës e shpërhapur nga Thesalia po i avitej edhe Janinës. Nga qyteti që tek udhëpërshkruesit e kohës mbante hijerëndshëm cilësimin e kryeqytetit të Shqipërisë së poshtme, murtaja do të fuste nën zgjedhën e vet njërin vendbanim pas tjetrit, shkruan Koha Ditore.

Asokohe konsujt e huaj në zotërimet e sundimtarit të hekurt shqiptar, Ali Pashë Tepelena, do të njoftonin qendrat e tyre se “murtaja vazhdonte me forcë në gjithë Shqipërinë”. Më 1817, një bejtexhi nga jugu zemërvrarë do të kumtonte se nga kjo sëmundje vdiqën rreth 6 mijë veta në Gjirokastër dhe në fshatrat rrotull. Por pashai shqiptar mblodhi forcat për t’i frenuar pasojat e dergjës që po mpakte fuqitë njerëzore të Shqipërisë së poshtme.

Sipas studiuesit Ilir Ushtelenca, autor i disa librave mbi pashain e lindur në Tepelenë, Aliu qe i pari në Shqipëri që filloi vaksinimin në masë të popullsisë. “Kur në pashallëkun e Janinës ra sëmundja e variolës, ai urdhëroi të bëhej vaksinimi i popullsisë me vaksinën e sapozbuluar nga mjeku anglez Xheneri dhe ua dha këtë në sipërmarrje mjekëve të huaj që mbikëqyreshin nga mjekët e tij”, shkruan Ushtelenca në librin “Shteti dhe qeverisja e Ali Pashë Tepelenës”.

Sipas po të njëjtit autor, pashai e kishte bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër lisë qysh në vitin 1812. Sëmundje të tjera epidemike të kohës ishin edhe kolera, malaria, dizenteria, lija e dushkut, ethet nervore e të tjera. Krahas rritjes së standardeve të sanitarisë e higjienës në qytetet shqiptare të jugut, Aliu ndërtoi edhe një spital në Janinë.

“Karantinat” austriake

Vetëm midis viteve 1761 dhe 1799 murtaja u shfaq e u rishfaq disa herë në Shqipëri. “Shekujt e zi” në historinë e epidemive në trevat shqiptare lidhen shpesh me shpopullime, largime e gjendje të rënduar ekonomike.

Asokohe, sëmundjet ngjitëse kishin përfshirë Moldavinë, Vllahinë, Anadollin, Egjiptin, madje edhe vetë kryeqytetin perandorak të Perandorisë Osmane, Stambollin. Sipas studiuesit Daniel Panzac, përhapja e murtajës vinte nga strukturat e tregtisë që mbështeteshin në udhëtime: kasnecë, tregtarë, pelegrinë, detarë, nomadë dhe të arratisur gjithfarësh.

Siç vëren i njëjti studiues, ndryshe nga tradicionalizmi mysliman kundrejt të paevitueshmes hyjnore, Perandoria Austriake qysh në shekullin e 18-të kishte nisur me masa sanitare ndaj sëmundjeve epidemike.

In For Culture

Recent Posts

Kur kandidatët për deputetë premtonin ujë, drita e rrugë, historia e panjohur e fushatës elektorale të 1921-it

Publikohet historia e panjohur të zhvillimit të zgjedhjeve të para parlamentare që u mbajtën në…

8 mins ago

Durrsakët që drejtuan universitetet kryesore evropiane

Në një shkrim të Profesor Doktor Jahja Drançollit flitet për disa durrsakë të cilët kanë…

15 mins ago

Ushqimet që mund ti konsumoni edhe pas skadencës

Koha të gëzoheni, sepse sot ju kemi sjell një listë të ushqimeve të cilat mund…

44 mins ago

Donin të shembnin Kishën e Laçit, as shkenca nuk e shpjegon dot atë që u ndodhi 32 ushtarëve

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të…

1 hour ago

Kjo është historia e Louis Vuitton – nga një njeri i varfër në një markë gjigande

Sipas statistikave të vitit 2020, kompania Louis Vuitton zë vendin e 9-të midis markave më…

2 hours ago

Vargjet e shkrimtarit francez në 1609 për Skënderbeun: Flinte vetëm dy orë

Në faqen n°200 të poemës me titull “Le Dauphin” të shkrimtarit francez Jacques de La…

2 hours ago