Categories: RETROSPEKTIVË

Korça dhe kinematë e viteve ’30

Nga Juliana Dhimitri

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri me kinema. Filmi në këtë kinema historike për qytetin filloi të shfaqej tetë dekada më parë. Atëherë kinemaja kishte emrin e saj modern për kohën “Majestic”. Ajo u ndërtua në vitin 1927 nga një grup shqiptarësh me banim në SHBA dhe u pagëzua me emrin që ka edhe sot. Kinemaja korçare shënohet në histori si një nga më të vjetrat. Në qendër të qytetit u ndërtua për herë të parë një kinema bashkëkohore me një ndërtesë tepër tërheqëse dhe ku njerëzit qëndronin në radhë me orë të tëra për të siguruar hyrjen dhe për të shijuar një film.

Kinema Majestic, Korce vitet 30

Biznesi i kinemasë ishte një nga më të suksesshmit, edhe pse qyteti në atë kohë numëronte rreth 20 mijë banorë. Kinema “Majestic” në fillimet e viteve ‘30 shfaqte filmat më të mirë të kohës, bardhë e zi, filma pa zë, e deri te filmat me ngjyra. Nëpërmjet ekranit të madh për herë të parë qytetarët u njohën jo vetëm me magjinë e kinemasë dhe të filmit, por dhe me aktorë të mëdhenj e të njohur në nivel ndërkombëtar në atë periudhë. Nëpërmjet këtij ekrani, korçarët panë për herë të parë Çarli Çaplin, ndërkohë që kinemaja e Korçës ishte model dhe i jepte një tjetër pamje qytetit. Ajo kishte një kapacitet prej 300 vendesh dhe e pajisur me lozha. Kinema “Majestic” ishte kulmi i çdo veprimtarie kulturore në fillimet e viteve ‘30 dhe korçarët si njerëz të artit dhe të dhënë pas së resë e kulturës dyndeshin në këtë vend të magjishëm që ishte në majat e suksesit.

Në kushtet e regjimit komunist kinemaja u pagëzua me emrin “Morava”, të cilin e ka mbajtur deri në fillim të viteve ‘90. Ndryshimi i regjimeve bëri që kjo kinema t‘u rikthehej pronarëve.

Për dhjetë vjet vendi ku luheshin filma do të ishte pikë për lojëra fati. Ish-pronarët kërkonin fitim dhe kinemaja nuk dukej shumë fitimprurëse. Zhvillimet në vend filluan t‘i largonin pak nga pak njerëzit nga ekrani i madh. Ambientet përdoreshin për bingo. Gjithsesi në vitin 2001, aksionerët vendosën ta kthenin në identitet. Kështu nisën investimet e mëdha për të ngritur një kinema moderne. Kinemasë iu dha emri i mëparshëm “Majestik”, por u shtua edhe një emër Millenium. Dy vite pas hapjes së saj, kinemaja u shkatërrua plotësisht nga zjarri. Ka qenë viti 2003 kur kinemaja u dogj pothuajse krejtësisht nga brenda si pasojë e një shkëndije elektrike.

Pavarësisht nga kjo, aksionerët e rimëkëmbën me një investim të dytë. Por suksesi ishte në rënie. Në vitin 2006 u shfaqën edhe shenjat e para se ky nuk mund të ishte më një biznes i suksesshëm. Korçarët kalonin indiferentë para kinemasë dhe e shumta që mund të bënin ishte të lexonin titujt e filmave të radhës që do të shfaqeshin në ekran. Më pas vijonin shëtitjet. Kjo situatë bëri që në tre vjet kinemaja të shkojë drejt fundit. Numri i spektatorëve nuk i kalonte 10 në ditë dhe kishte ditë të zezë dhe me tre bileta të shitura ose asnjë./Naishtedikur.info

Kinema Lluks, Korce vitet 30
In For Culture

Recent Posts

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

1 hour ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

2 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

2 hours ago

Gripi spanjoll: Si dukej bota pas pandemisë së vitit 1918

Nëse nuk keni dëgjuar për pandeminë e gripit spanjoll, kriza e koronavirusit ndoshta ka tërhequr…

4 hours ago

Njihuni me pemën që ndryshoi hartën e botës

Nëse udhëtoni thellë në pyjet e Andeve do të ndesheni me një pemë të veçantë.…

4 hours ago

Amiklati detari epirot-ilir nga Epidamni-Dyrrahu, si personifikim i botës antike mesdhetare për mikpritje e besë

Nga Agron Luka Duke filluar Parathanien… Në “Luftën e Epirit/Ilirisë ose Lufta e Epidamn-Dyrrahit”, pjesë…

4 hours ago