Është vështirë të besohet se grabitqarët dhe preja e tyre mund të miqësohen, por kjo ka ndodhur, së paku për disa minuta.

Fotografi Marius Croetzee ka arritur të fotografojë një leopard duke luajtur me një antilopë të porsalindur në rezervatin Sabi Sand Game në Afrikën e Jugut.

Fatkeqësisht, pas atyre “minutave të miqësisë”, natyra e ka bërë të veten dhe antilopa ka përfunduar si ushqim i leopardit.


Akuariumi me i madh ne Bote

Quhet Churaumi Aquarium dhe ndodhet ne Okinawa, ne Japoni.
Akuariumi gjigand eshte i thelle 10 metra, i gjere 35 dhe i gjate 37 metra. Eshte aq i madh sa per t’i rezistuar presionit te ujit xhamat e akuariumit kane nje trashesi prej me shume se gjysme metri. Ne videon me poshte mund te shikoni disa pamje spektakolare nga ky akuarium:

Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve Postimi origjinal është bërë nga Tirona re Është vështirë të besohet se grabitqarët dhe preja e tyre mund të miqësohen, por kjo ka ndodhur, së paku për disa minuta.

Fotografi Marius Croetzee ka arritur të fotografojë një leopard duke luajtur me një antilopë të porsalindur në rezervatin Sabi Sand Game në Afrikën e Jugut.

Fatkeqësisht, pas atyre “minutave të miqësisë”, natyra e ka bërë të veten dhe antilopa ka përfunduar si ushqim i leopardit. /Telegrafi/.





Ndoshta e prete, gjere sa te ritet?
  

Takim me nje ari polar

Sa i rrezikshem mund te jete nje ari polar? Shume! Por…, jo gjithmone!
Ja disa foto per tu bindur:


[IMG]

Sa mbajnë mend kafshët?

Kujtesa e kafshëve gjithmonë ka qenë sfidë për hulumtimet e shkencëtarëve. Kështu është konfirmuar se macet kanë kujtesë më të mirë për një kohë më të shkurtër, kurse luanët e detit kanë kujtesë më të mirë për një kohë më të gjatë, oktopodët i mbajnë mend të gjitha situatat e rrezikshme me të cilat janë përballur dhe elefantët kanë trurin më të madh ndër të gjitha kafshët.

Edhe pse është në qendër të evolucionit, njeriu nuk mund të krahasohet me kujtesën fotografike të majmunëve. Një majmuni i mjafton vetëm një shikim dhe të mbajë mend numra në ekran dhe pamje fotografike. Kjo kujtesë vizuale tek majmunët nuk dobësohet edhe nëse dikush iu tërheq vëmendjen.

Elefantët bëjnë harta vizuale

Përderisa edukatorja apo nëna mundet të ruaj më së shumti katër deri në pesë fëmijë në të njëjtën kohë, nënat elefant arrijnë që të ruajnë deri në 30 fëmijë. Super nëna e madhe në çdo moment e din se ku ndodhen 30 anëtarët e familjes së saj, pa marrë parasysh se në cilin drejtim ata ecin apo sa janë larg. Truri i elefantit nuk është më i zhvilluari por është më i madhi ndër kafshët e tokës që kanë aftësi për të krijuar harta komplekse. Nëse ndjejnë aromën e urinës së fëmijës së tyre, nëna elefant menjëherë krijon një hartë, si në kompjuter dhe e di se në cilin drejtim kanë shkuar fëmijët e saj.

Oktopodi gjithmonë mban mend armiqtë

Kujtesa kohë shkurtë dhe e gjatë tek oktopodët është e lidhur me gjysmë miliardi neurone. Në situatat kur e kanë në rrezik jetën, kujtesa e oktopodëve hyn në të ashtu quajturën turbo faza dhe atë situatë oktopodi e mban në mend përgjithmonë, duke e ditur kështu çdo detaj.

Macja nuk harron se ku i ka lënë çelësat

Deri sa kujtesa e njeriut formohet për disa minuta, ajo e maces formohet për dhjetë minuta por kështu macja mban mend më mirë se ku lë gjërat e veta, kurse njeriu pas një kohe dhe pas fokusimin në gjëra tjera harron për një kohë ndonjë element të rëndësishëm si për shembull fshehja e çelësave

Luanët e detit dinë t’i përsërisin trikat edhe pas 10 viteve

Deri sa trajnerët në parqet e ujit mundohen që t’i mësojnë luanët e detit që të bëjnë trika të thjeshta, kanë vërejtur se këto kafshë janë mjaft të mençura dhe kanë një kujtesë që zgjat shumë kohë. Edhe pse ata jetojnë deri ne 25 vjet, luani i detit ka aftësi që të mbajë mend çfarë a mësuar para 10 viteve..Qeni vuan humbjen e “të dashurës”

Fotografitë e një qeni të pikëlluar, i cili qëndroi pranë partneres së tij, kanë prekur mijëra njerëz.
Javën e kaluar një pitt bull femër është goditur nga një automjet, ndërsa pitt bulli mashkull ka qëndruar 14 orë pranë saj, pas ngordhjes.

Qeni ka vazhduar vuajtjen edhe pasi është dërguar në një qendër për kujdesin ndaj kafshëve në Arizona.

Ai e ka refuzuar ushqimin dhe ujin dhe ka qëndruar i shtrirë në një skaj të azilit duke “mbajtur zi”.Ja zogu me dy koka dhe tre sqepa i gjendur ne SHBA


April Britt nga Masachusetts e gjeti krijesen rreze nje peme ne oborrin e saj

Një zog me dy koka dhe tre sqepa është gjetur nga një grua në oborrin e shtëpisë së saj në Masachusetts. April Britt tregoi se e kishte gjetur krijesën rrëzë një peme, mirëpo e vetëdijshme se shpendi nuk mund të kishte mbijetuar gjatë, kërkoi folenë nga ku ishte larguar dhe e riktheu atje. Në këtë moment, gruaja kuptoi se zogu i vogël s’arrinte të hante në mënyrë autonome, por falë prindërve të tij. Gjithashtu, një prej sqepave të tij, saktësisht ai qendrori, nuk ishte ploësisht i lidhur me trupin.

Tom Lautzenheiser, shkencëtar i “Massachusetts Audubon Society”, ka shpjeguar se anomali të një lloji të tillë verifikohen herë pas here, por pjesa më e madhe e kafshëve nuk mbijetojnë, prandaj ky rast bëhet akoma më i çuditshëm, sepse zogu kishte arritur deri edhe të largohej nga foleja.(leggo)Kafshët më të rralla në botë

Kafsha më e rrallë në botë është breshka e ishullit Pinta (Geochelone elephantopus abingdomi) në arkipelagun Galapago. Ka mbijetuar vetëm një përfaqësues mashkull i llojit, që quhet Xhorxh i Vetëm. Pasi shpresat për t’u gjetur një i dytë janë inekzistente, ky nënlloj breshke, konsiderohet i zhdukur.

Një kafshë tjetër e rrallë është rinoceronti i ishullit Java (Rhinoceros sandaicus) prej të cilit kanë mbijetuar vetëm (60) në Indonezi dhe Vietnam.

E vetmja kafshë ujore (gjitare) në botë është delfini i ujit të ëmbël (Lipotes Vexillifer) që jeton në lumin Yangtze të Kinës. Kanë mbetur vetëm 15 përfaqësues të llojit.

Kafsha që jeton më gjatë në planet është breshka gjigande. Në vitin 2006 ngordhi Hariet, një mostër që lindi në kohën e Darwin, domethënë rreth vitit 1830.

Mosha mesatare e disa kafshëve:

Lopa – 10
Kali – 20
Ariu – 18
Macja – 12
Gorilla – 20
Delfini – 20
Dreri – 10
Elefanti – 40
Kanguri – 7
Gjirafa – 10
Gjeli – 8
Lepuri – 5
Luani – 15
Ujku – 10
Miu – 2
Delja – 12
Rinoceronti – 15
Qeni – 12
Breshka – 100
Derri – 10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here