Zbritni më poshtë. Zbritni vetëm

                   në botën e vetmisë së përjetshme.

Tomas Elioti

O terr! O terr O terr!! Gjithçka shkojnë në terr.-

Hapësira të zbrazëta ndëryjore,

zbrazdësira në zbrazdësi.

O terr!O terr! O terr!

Të gjithë shkojnë në terr-

Kapitenët e mëdhenj- kryetarët e bordeve,

-bosët e industrisë, mëditësit pa emër,

– të gjithë shkojnë në terr,-

Dhe gazetat e bursës-dhe ai që emëron drejtorët-

Në terr lëvizin dhe Dielli e Hëna.

2.

I thashë shpirtit tim qetësohu, do të kalojë errësira

Ajo që do të jetë errësira e Zotit, si në teatër,

dritat fiken  që të ndërrohet skena,

me shushurimë të pastër, me lëvizjen e errësirës

në errësirë.

Ju vëreni fytyra me të cilat shihet

Zbrazdësia e thellë mendore

me frikën e vetme se s’kanë përse të mendojnë

ose, kur u shter mendja është e vetëdijshme

por, e vetëdijshme për asgjënë.

3.

S’di gjë për zotat, por them se lumi është zot i madh,

I egër dhe i zymtë, shekullor dhe i paepur,

Shpesh i durueshëm, i dobishëm si  transportues tregtie

Sfidë dhe kërcënim për ndërtuesit e urave

Zoti, ai që qëndron përmbi zotat e tjerë,

pothuaj është harruar nga njerëzit e qyteteve,

ndërsa ai kontrollon gjithë stinët, shkatërrues

që u kujton harresën njerëzve, i pa adhuruar

nga adhuruesit e makinave, i vëzhgon duke pritur,

aksidentet, katastrofat,i pranishëm dhe në dhomën

e fëmijës, dhe në vargje, dhe në hapjen e portave

të prillit,dhe në muzgjet kur ndizen fenerët me vajguri ,

i pranishëm dhe në pasigurinë e çastit

dhe në paanësinë e absolutes.

4.

Ju vëreni fytyra në të cilat shihet zbrazdësia e thellë mendore

Me frikën e vetme që s’kanë përse të mendojnë.

Ose, kur në eter mendja është e vetëdijshme

Por e vetëdijshme për asgjënë.

I thashë shpirtit tim, qetësohu. Dhe prit pa shpresë.

Të gjitha janë pritje.

Prit pa mendim, se ende nuk je i gatshëm për mendim.

Kështu errësira do të jetë dritë, qetësi,vallëzim.

………….

Shpirti i egër i nënës, i paparë, dhe dredhësa të egra

Qeshja në kopsht, ekstazë e jehonës,

Jo i humbur, por edhe  më i fortë, duke treguar

agoninë

e vdekje dhe të lindjes.

5.

Duhet të shkosh rrugës ku nuk ka ekstazë

që të mbërrish atë që s’e mbërrin njeri,

duhet të shkosh në rrugën e injorimit

që të kesh atë që nuk e ke,

duhet të shkosh në rrugën e shpronësimit

që të rrish atje ku nuk je,

duhet të  shkosh në rrugën në të cilën nuk je.

Dhe ajo që ti nuk di është e vetmja gjë që ti nuk di,

Dhe ajo që nuk ke është e vetmja gjë që nuk ke

Dhe vendi ku je është aty ku nuk je. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here