6.1 C
Pristina
Sunday, March 7, 2021
Home KËSHILLA Përfitimet shëndetësore të pirjes së çajit të gjelbërt

Përfitimet shëndetësore të pirjes së çajit të gjelbërt

Kafeja për një numër të madh personash është zgjedhja e parë e mëngjesit. Por ekspertët këshillojnë një mënyrë alternative më të shëndetshme për të filluar ditën.

Çaji jeshil konsiderohet si zgjedhja ideale pasi lidhet me funksionin e përmirësuar të trurit, humbjen e peshës dhe rritjen e energjisë. Njëkohësisht ai njihet për efektet e tij pozitive në lëkurë dhe flokë.

1.Detoksifikon trupin

Pirja e çajit jeshil është një mënyrë e shkëlqyeshme për detoksifikimin e trupit. Antioksidantët e lartë që gjenden aty ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë.

2. Përmirëson funksionin e trurit

Pirja e çajit jeshil rrit funksionin e trurit, për shkak të përmbajtjes së kafeinës. Edhe pse sasia e kafeinës nuk është e lartë, ajo është e mjaftueshme për t’iu dhënë energjinë e duhur. Gjithashtu konsumimi i tij lidhet me përmirësimin e humorit dhe ndikon në rritjen e produktivitetit.

3. Ndihmon në humbjen e peshës

Çaji jeshil mund të ndihmojë në humbjen e peshës, ndihmon në djegien e kalorive dhe rregullon metabolizmin. Mënyra më e mirë për të patur rezultate efektive është të zvendësoni  lëngjet e frutave dhe pijet me gaz me çaj jeshil.

4. Ul rreziqet e disa llojeve të kancerit

Çaji jeshil ka në përbërje të tij një numër të madh antioksidantësh dhe sipas ekspertëve konsumimi  i tij ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe prostatës.

5. Ul kolesterolin

Studimet kanë sugjeruar që çaji jeshil mund të ul kolesterolin LDL dhe trigliceridet, duke ulur në mënyrë efektive rrezikun e një sulmi në zemër ose goditjeje në tru./tvklan.al/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

301 TË SHËRUAR DHE 548 RASTE ME COVID-19!

301 TË SHËRUAR DHE 548 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare...

Kush ishte mësuesi i parë i shkollës së parë shqipe

Sot shqiptarët në të gjitha shtetet ku jetojnë festojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.Shkolla shqipe, që njihet...

Kali i Bardhë i Uffingtonit

Në territorin e Britanisë së Madhe, veçanërisht në pjesët jugore, ka dhjetëra figura kuajsh të gdhendur në gur gëlqeror të butë. Shumica...

Si arritën ushtarët vietnamez në Korçë?!

Kush nuk ka shkelur në këtë Shqipërinë tonë.Këmbë ushtarësh nga më të ndryshmit.Si okupator ,si miq,deri edhe kinez.Por...

Recent Comments