Mund të zvogëloni rrezikun nga infeksioni

Njëra ndër rregullat më të rëndësishme është që në dyqan të shkoni sa më herët, derisa nuk ka tollovi, meqë atëherë ka zgjedhje më të madhe të artikujve.

Sado që të përpiqeni të jeni sa më pak në kontakt me njerëzit, blerjen e artikujve themelorë jetësorë nuk mund ta shmangni.

Mirëpo, mund ta zvogëloni rrezikun nga infeksioni.

Para se të dilni nga shtëpia, lani duart, vishni dorezat higjienike, merrni me vete mjetin e dezinfektimit të duarve (ndoshta do t’ju nevojitet në market) dhe listën e artikujve të nevojshëm.

Më së miri do të jetë që të shkoni vetëm, pa fëmijët apo partnerin.

Mos prekni çdo artikull, posaçërisht jo pemët dhe produktet e furrës, por merrni vetëm atë që ju është e nevojshme.

Kur të ktheheni në shtëpi, e para që do të bëni është që t’i lani duart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here