6.1 C
Pristina
Tuesday, March 2, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI PARKU ARKEOLOGJIK I ORIKUT - Gërmime në fontanën monumentale

PARKU ARKEOLOGJIK I ORIKUT – Gërmime në fontanën monumentale

Për të dymbëdhjetin vit radhazi rifilluan gërmimet arkeologjike të projektit shqiptaro-zviceran në parkun arkeologjik të Orikut.

Këto gërmime po realizohen nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë, Universiteti i Gjenevës në Zvicër dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë bën të ditur se “këtë vit, gërmimet arkeologjjke janë fokusuar në pjesën veriore të fontanës monumentale si dhe anën jug-lindore të murit fortifikues”.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl para Krishtit, në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V para Krishtit, si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnjë), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut. /konica.al /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Shenjat përpara një sulmi kardiak

Mbi gjysmë milioni njerëz vdesin vetëm në SHBA, nga sulmet e zemrës. Kjo tregon që problemet me zemër janë një ndër shkaktarët...

Boshnjakët e Shqipërisë, historitë dhe legjendat mes dy popujve

Nga: Ylli PolovinaFjala shqiptare Bosna. Para se të vinin turqit Sarajeva nuk ka qenë ndonjë vendbanim, ca më...

Përse është e rrezikshme të përdorni iPhone ose Samsung të vjetër?

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju. Ky është paralajmërimi që japin ekspertët për të gjithë...

Recent Comments