Në bazë të studimeve të fundit, ka rezultuar se mjalti është më efektiv në lehtësimin e simptomave të sëmundjeve si gripi, apo ftohje, se sa ilaçet e tjera, që merren pa recetë. Studiuesit u sugjerojnë mjekëve që të rekomandojnë përdorimin e mjaltit te pacientët e tyre, në vend të antibiotikëve, që mund të shkaktojnë efekte anësore.

Studimi në CNN: Mjalti është më efektiv për trajtimin e

Organet e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për rreziqet e përdorimit të antibiotikëve të tepërt.

Mjalti është përdorur prej kohësh si ilaç për kollën, por efektiviteti i tij në trajtimin e sëmundjeve të zakonshme nuk është studiuar shumë.

Ndaj mjekët në Universitetin e Oksfordit, bënë hulumtime të mëtejshme, dhe vërejtën se mjalti ishte më efektiv se barnat e tjera farmaceutike, për përmirësimin simptomave të infeksioneve në rrugët respiratore. Hulumtime të mëparshme vërtetojnë se mjalti ka një fuqi të jashtëzakonshme për të vrarë bakteret.

Studimi në CNN: Mjalti është më efektiv për trajtimin e

Një studim i bërë te fëmijët zbuloi se mjalti ishte më efektiv për kollën dhe përmirësimin e gjumit, sesa dextromethorphan, ilaçi që rekomandohet më së shumti për kollën. Por që mjalti të jetë efektiv, duhet të jetë bio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here