Në stinën e Verës kur moti ka gjasa që në shumicën e kohës të mbretërojë me temperatura të larta, shumë kafshë të egra por edhe kafshë të rrugës ndjejnë mungesën e ujit të pijëshëm për to. /InforCulture.info
Ky problem është shumë i shprehur në zona të ngrohta të globit tokësor, sa që shumë kafshë përvec mungesës së ushqimit ngordhin edhe për shkak të mungesës së ujit. Andaj apele të shumta bëhen nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve nëpër botë, që nëse dikush hasë në ndonjë kafshë të i ofrojë ujë, ushqim apo të i ofrohet ndonjë ndihmë e nevojshme për to.
Një fakt të tillë që dëshmon se shumë herë kafshët kanë nevojë për ndihmën tonë mund ta shihni në videon e sjellur më poshtë ku një ketër pinë ujë nga shishja e plastikës së një personi në kopshtin Canyon. Ketri i lezetshëm shuan etjen e tij pa pasur frikë nga përsoni në fjalë. Gjestet të tilla nga ana njerëzore në raport me kafshët, dalin të jenë shumë humane dhe shpeshherë jetike për mbijetesën e shumë kafshëve. /InforCulture.info
Video: Youtube, Tara Siegel