Shkruan: Haxhi Mehmetaj
Atributet të cilat e shoqërojnë shtatoren e Medianës, dëshmojnë që kemi të bëjmë më portretin e Hyjneshës Dardane dhe të territorit të Dardanisë, që në mbishkrime të altarëve të kultit shfaqet më emrin Deae Dardanicae. Adhurohej anë e kënd Dardanisë, ndërsa kulti i saj është dëshmuar edhe në Romula Malva të Oltenisë (Rumani), ku kishte arritur nga dy ushtarak nga Dardania. Skulptura i takon fundit të shek. III apo fillimit të shek. IV pas Krishtit.
Kur po bëheshin gërmime arkeologjike në vendbanimin antik në Medianë, në afërsi të Nishit, me 1983 u zbulua njëra nder skulpturat më të bukura dhe me të realizuara artistikisht në Dardani. Skulptura është punuar në mermer të bardh cilësor. Është e lartë1.34m. Ep imazhin e një femre në moshë të pjekur, të cilës edhpse tashti mungon koka, hetohet qartë që kokën e kishte të mbuluar me një shami tipike për portretet e stelave dardane , gjurmët e së cilës kanë mbetur në shpinë dhe mbi supe.
Femra ka të veshura një fustan të gjatë (hiton) dhe sipëri tij një fustan të shkurtë (himation). Nën palat e fustaneve hetohet trupi i brishtë i femrës, e cila është mënjanuar lehtë nga ana e djathtë. Këmben e djathtë e ka lakuar në gju, kurse pesha e trupit bie mbi këmbën e majtë.
Figura shoqërohet më disa atribute më të cilat kanë qenë të pajisura hyjnitë e periudhës së antikitetit. Më dorën e djathtë të lakuar në bërryl e të mbështetur për gjoks mban demin, simbolin e blegtorisë dhe të pjellshmërisë, nga gjaku i të cilit ripërtërihet jeta. Demi vihet në lidhmëni edhe më fillimet e kozmogonisë, sikurse edhe më kultin e Nenës së Madhe të Hyjnive (Magna Mater Deorum). Me tutje shtatorja më dorën e djathtë të mbështetur për trup mban qesen (marsupium),simbol i pasurisë dhe i bollëkut, por edhe simbol xeheroreve të pasura më ari, argjend dhe metale të tjera . Pranë këmbës së majtë është paraqitur koka e derrit faran, kurse mbi kokë sëpata dytehëshe ( labris). Derri faran simbolizon pasurinë e pyjeve, gjuetinë, shëndetin, fatin, përparimin, por edhe flijimin dhe vdekjen. Dhe se fundi edhe sëpata dytehëshe në mes tjerash vihet në lidhje më pasuritë e minierave, finalizimin e xeheve sikurse edhe kultin e diellit.
Atributet të cilat e shoqërojnë shtatoren e Medianës, dëshmojnë që kemi të bëjmë më portretin e Hyjneshës Dardane dhe të territorit të Dardanisë, që në mbishkrime të altarëve të kultit shfaqet më emrin Deae Dardanicae. Adhurohej anë e kënd Dardanisë, ndërsa kulti i saj është dëshmuar edhe në Romula Malva të Oltenisë (Rumani), ku kishte arritur nga dy ushtarak nga Dardania. Skulptura i takon fundit të shek.. III apo fillimit të shek.. IV pas Krishtit. /InforCulture.info