Categories: KURIOZITETE

Kjo është rruga më e ngushtë në botë, banorët nuk blejnë dot asgjë

Rruga në këtë lagje është vetëm 30 cm e gjerë dhe gjendet në lagjen më të vjetër të kryeqytetit të Irakut, Bagdad.

Ajo është e vendosur në mes të shtëpive më të vjetra se nëntë dekada në lagjen “Kesare” në Bagdad. Popullata lokale e quan rrugë “derbune”, që do të thotë “rrugë e ngushtë”.

Rruga është 70 metra e gjatë dhe bri saj ka 8 shtëpi. Shtëpitë janë të vjetra, të lënë pas dore dhe të vogla, duke e bërë jetën më të vështirë për njerëzit që jetojnë në to.

Asnjë makinë nuk mund të hyjë në rrugë, dhe banorët përdorin mjete tejet të vogla si biçikleta për të kryer transportin e produkteve të tyre ushqimore. Por, kjo nuk mjafton.

Një nga pronarët e shtëpisë në “Rrugën më të ngushtë”, Yasir Mutassar tha se ata nuk janë në gjendje të blejnë mobilje për shtëpitë e tyre.

“Bleva një makinë larëse (lavatriçe), por nuk arrita ta çoja në shtëpinë time, kam pritur për orë të tëra në rrugë, pas së cilës ia kam shitur dikujt tjetër”, tha Mutassar.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto vështirësi, ai ka jetuar në këtë rrugë për 35 vjet. Edhe Abu Abdullah jeton në këtë lagje. Sipas tij, edhe xhenazet nuk mund të kalojnë.

Në këtë rrugë, shtoi ai, për vite me radhë, arabët sunitë dhe shiitë jetojnë së bashku.

In For Culture

Recent Posts

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

42 mins ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

1 hour ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

1 hour ago

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarve

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarveTipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë…

2 hours ago

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

5 hours ago

Çfarë tha kryeministri serb, për vrasjen e Esat Pashës?

Nga Aurenc Bebja “La Petite République” ka botuar, të enjten e 17 qershorit 1920, në…

5 hours ago