6.1 C
Pristina
Sunday, February 28, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Li Ching-Yuen: njeriu që mendohet se ka jetuar 256 vjet

Li Ching-Yuen: njeriu që mendohet se ka jetuar 256 vjet

Li Ching-Yuen vdiq më 6 maj 1933, ishte herbalist, mjeshtër i arteve marciale dhe këshilltar taktik kinez i njohur për jetëgjatsinë e tij të supozuar. /InforCulture.info

‘’Mbani zemrën e qetë, uluni sikur një breshkë, ecni vrullshëm si një pëllumb dhe flini si një qen’’ – Li Ching-Yuen

Li Ching-Yuen pretendonte se kishte lindur në vitin 1736 ndërsa të dhënat jo të sakta për të flasin se ai kishte lindur në vitin 1677, që nënkupton se ai vdiq në moshën 197 vjeqare respektivisht në moshën 256 vjeqare, Të dy këta numra tejkalojnë moshën më të vjetër të verifikuar ndonjëher në botë.

Data e tij e vërtetë e lindjes nuk u përcaktua kurrë. Pretendimet e tij konsiderohen se janë një mit nga gerontologët. Derisa pretendimet e tij nuk janë verifikuar, ato kanë qarkulluar gjerësisht si një mashtrim në Internet.

Derisa vetë Li Ching-Yuen pretendoi të ketë lindur në vitin1736, Wu Chung-chieh, një profesor i Universitetit Chengdu, pohoi se Li kishte lindur në 1677; ku sipas një artikulli të New York Times të vitit 1930, Wu zbuloi të dhënat e qeverisë perandorake Kineze të vitit 1827 duke e uruar Li-n për ditëlindjen e tij të 150-të, dhe dokumente të mëtejshme më vonë duke e uruar atë për ditëlindjen e tij të 200-të në vitin 1877. Më 1928, një korrespodent i New York Times shkruajti se shumë nga pleqtë në lagjen Li-së pohuan se gjyshërit e tyre e njihnin atë kur ishin të rinjë dhe se ai në atë kohë ishte njeri i rritur.

Mendohet për gjatë jetës së tijë Li Ching-Yuen Shiti barëra për më shumë se 100 vjet, varrosi 23 gra të tija dhe la rreth 180 pasardhës para se të vdiste në vitin 1933. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Të gjitha “shtetet” e vetëshpallura shqiptare

Nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe të nxitur nga serbët, më 17 korrik të vitit 1921, Zyra jugosllave për...

Dhjetë sekrete të fshehura brenda logove të famshme të studiove filmike të Hollywoodit (FOTO)

Ne jemi njohur me këto logo që kur ishim fëmijë, por pak prej nesh kanë menduar ndonjëherë për atë që mund të...

Kur heroina e Revulucionit Grek, Bubulina, e pohon me gojën e saj se është shqiptare…

Heroina e Revulucionit Grek, Laskarina Bubulina, një komandante detare greke dhe ruse vazhdon të jetë një figurë e admiruar për publikun grek....

Ushqimet që ju bëjnë të ndiheni të uritur

Shpesh na ndodh që kemi përfunduar ushqimin, megjithatë pas disa minutash kemi nevojë që të hamë diçka të vogël.

Recent Comments