Mercedes-Benz është një degë ndërkombëtare e prodhuesit Gjerman Daimler AG, dhe marka përdoret për makinat e luksit, autobuza, dhe kamionë. Mercedes-Benz e ka qendrën në Stuttgart, Baden-Württemberg, Gjermani.

Emri u dëgjua për herë të parë në vitin 1926 me Daimler-Benz por origjina fillon nga makina Mercedes e Daimler-Motoren-Gesellschafte vitit 1901 dhe të makinës së Karl Benz e vitit 1886 Benz Patent Motorwagen, e cila njihet si automobili i parë i prodhuar.

Daimler AG këto vetura i quajti me emrin e vajzës së tij Mercédès, që e kishte me gruan franko-algjeriane, Rachel Goggmann Cenrobert.

Sllogani i Mercedes-Benz është “Das Beste oder nichts” (Shqip: “Më të mirën ose asgjë”). Mercedes-Benz është pjesë e prodhuesve luksozë “German Big 3”, bashkë me Audi dhe BMW, të cilat janë tre shitësit më të mëdhenj të makinave luksoze në botë.

Mercedes-Benz ka një gamë të gjërë modelesh si vetura pasagjerësh, tregëtare të lehta dhe të rënda. Veturat prodhohen në shumë vende në mbarë botën. Modeli i qytetit “Smart dhe veturat e luksit Maybach prodhohen gjithashtu nga Daimler AG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here