6.1 C
Pristina
Tuesday, January 26, 2021
Home KËSHILLA Disa metoda natyrale si të eleminoni insektet nga kuzhina

Disa metoda natyrale si të eleminoni insektet nga kuzhina

Miza, buburrecë, merimanga apo milingona, me siguri këta janë disa prej miqve të paftuar që mund të kenë vizituar së fundmi shtëpinë tuaj, por para se të vraponi menjëherë për të blerë solucione me agjentë kimikë mund të proovni zgjidhjet e mëposhtme:

1.Kastraveci:

Kastraveci është një nga perimet që nuk mungon kurrë në tryezë sidomos gjatë stinës së verës, por në rastet kur nuk e përdorni në sallatë me siguri e keni pjesë të ritualit të përkujdesjes së lëkurës. Mirëpo në qoftë se vini re se në kuzhinë apo bufe janë shfaqur buburrecat,mos blini menjëherë solucione kimike por përdorni kastravecin.

Vendosni lëkurën e tij anekënd dhe vetëm pas pak orësh mund të vini re rezultatin.

2.Uthull molle:

Uthulla e mollës është padiskutim produkti çudibërës që nuk duhet mungojë kurrë në jetën tuaj. Përveç përdorimeve të shumta në kujdesin e lëkurës, flokëve apo pastrimit, uthulla e mollës është armiku kryesor i milingonave. Në qoftë se vini re praninë e tyre në kuzhinë, tualet, sallon apo gjetkë përzieni një gotë uthull molle me 2 litra ujë dhe spruconi shtëpinë.Do të shpëtoni një herë e mirë nga ky problem.

3.Dafina:

Vaji i dafinës është zgjidhja më e mirë për të eleminuar mizat e ndryshme apo krimbat është të krijoni një përzierje me vaj dafine dhe sodë. Spërkatja e mësipërme është një ndër metodat më efektive që eleminon insektet dhe dezinfekton shtëpinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sa shqiptarë kontribuan në papatin e shenjtë, nga Klementi XI tek Gjon Françesk Albani?

Fletë pas flete historia na çon, më në fund, tek Papa, që mund ta quajmë me të vërtetë me origjinë shqiptare, për...

Mesjeta shqiptare, sipas dorëshkrimeve e dokumenteve në arkivat kroate

Debatet e shumta të mirëfillta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të dokumenteve, analizat studimore dhe librat e shumtë, të botuar që...

Historiani: Shqiptarët kanë drejtuar botën që nga Mesjeta- Pse i’u ndërrua emri gadishullit nga Ilirian në Ballkan (FOTO)

Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e...

Recent Comments