6.1 C
Pristina
Sunday, January 24, 2021
Home ART ''Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá, Tue korrë krena neper Shkjá''

”Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá, Tue korrë krena neper Shkjá”

NUK DIN SHKJAU ME MBAJTË MIQSÍ – poezi nga Gjergj Fishta

Por, s’ din Shkjau me mbajtë miqsí!
Aman, Zot, kur duel Serdari,
Se ç’ kje ndezë Vranina zhari!
Aman, Zot, kur mrrîni Pera,
Se shum krisi atbotë potera!
Por kur rán Shkjét e Vraninës
Shum u krisi plumja shpinës!
Porsi shé, qi m’ nji natë gjâmet
Rritet turr e del prej âmet
Tuj ushtue – e tue shkumue,
Shkaperderdhet nper zallina,
Ashtû u derdh Shkjau te Vranina,
N’ valë Shqyptarët krejt tue i pershî.
S’ lufton ndryshe e rrebtë kulshetra
E me dhâmbë edhè me kthetra,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t’ a kenë rrethue;
Si i qindron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhé t’ amel, qi i la i Pari:
Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá,
Tue korrë krena neper Shkjá.
U janë ndezun flakë breshânat,
U kullojn gjak n’ dorë tagânat,
E u kullon gjak edhè zêmra,
Veç se vendit s’ u lot thêmra.
Por ç’ dobí: dielli tue lé
Isht’ tue lé m’ at ditë per Shkjé! –
I rán ndore Shkjaut t’ terbuem
Tridhjetë t’ vrám e dhetë t’ shituem!…
O ata t’ lumt, qi dhane jeten,
O ata t’ lumt, qi shkrîne veten,
Qi per Mbret e vend të t’ Parve,
Qi per erz e nderë t’ Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,
Porsi t’ Parët u pa’n punue!
Letë u kjoftë mbí vorr ledina,
Butë u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E dér t’ kndoje n’ mal ndo ‘i Zânë,
E dér t’ ketë n’ dét ujë e rânë,
Dér sá t’ shndrisin diell e hânë,
Ata kurr mos u harrojshin,
N’ kângë e n’ valle por u kndojshin. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

”Mos më thoni se s’vjen më, Do e pres te pragu i derës,..”

MOS MË THONI ...Mos më thoni se vdiq,Mos më thoni se nuk është më,I miri e...

Në Shkurt 1939, në Madison Square Garden të New York-ut rreth 20,000 simpatizantë nazistë morën pjesë në një tubim të organizuar nga German American...

Nga Sokol NeçajGrupi i njohur German American Bund (Bund gjermanisht është "aleancë") ishte një nga grupet më...

Ja pse macet e pastrojnë vetën pasi t’i përkdhelni

Kafshët më të preferuara janë macet dhe qentë. Edhe pse qentë e fitojnë sfidën me macet është për t’u thënë se macet...

Mos e mbani teshtimën ! Ky është rreziku

Nëse jeni gati duke teshtitur, edhe nëse jeni në një vend të qetë, mjekët rekomandojnë që ta nxirrni teshtimën. Një 34-vjeçar nga...

Recent Comments