6.1 C
Pristina
Thursday, February 25, 2021
Home KËSHILLA Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme

Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme

Mënyra se si stomaku përballet me një ushqim të caktuar ndikon shumë në preferencën ushqimore në të ardhmen. Sistemi tretës është tejet delikat e duhet trajtuar mirë.

Në këtë artikull do të mësoni për listën e ushqimeve që janë të buta e miqësore me sistemin tretës.

Kosi i bërë me qumësht arrorësh

Shumë njerëz janë të ndjeshëm nga produkteve të bulmetit. Në vend të tyre mund të konsumoni kos të bërë nga qumështi i bajames, arrës së kokosit apo shqemes. Kosi me fruta mund të ketë më shumë fibër që per njerëzit me stomak të brishtë, është disi problematike.

Banania

Banania përmban kalium, një mineral që del me forcë nga organizmi në rastet e diaresë apo të vjellave. Bananet e sapo pjekura janë shumë të mira për stomakun. Ato që kanë njolla në lëkurë kanë më shumë sheqer dhe deri në 3 gramë fibër.

Molla

Pureja e mollës të cilën mund ta bëni vetë në shtëpi është një ushqim i butë dhe delikat. Kjo pure mund të përgatitet duke zier mollë pa lëkurë për rreth 20 minuta dhe më pas shtypjen e tulit me pirun.

Patatet

Patatet e ziera pa lëkurë janë një ushqim i mirë për bakteret e stomakut. Ato kanë karbohidrate të thjeshta dhe treten lehtë.

Supa me Perime

Kjo supë e ngrohtë furnizon organizmin me elektrolitet e humbura si pasojë e diaresë apo të vjellave. Lëngu i mishit apo kockave është shumë i mirë për rastet e urthit, të përzierat, ulçerën dhe të vjellat.

Frutat dhe Perimet me pak Fibër

Shalqini, pjepri, nektarinat, pjeshkët, kumbullat, kungujt, kastraveci pa fara ose lëkurë, avokado, spinaqi, karrotat, panxhari, kungulli, shpargu dhe patëllxhani janë disa prej ushqimeve që janë të mira për stomakun.

Ushqimet e Fermentuara

Turshitë janë të pasura me probiotikë dhe ndihmojnë tretjen. Prishja e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija mund të shkaktojë probleme dhe probiotikët rikthejnë këto ekuilibra. Njerëzit që kanë probleme me stomakun duhet të shmangin ushqimet me shumë fibër, yndyrë dhe sheqer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse maskat e fytyrës mund të zvogëlojnë ashpërsinë e Covid-19, zbulojnë studimet e fundit

Maskat e fytyrës zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit të ri dhe gjithashtu mund të zvogëlojnë ashpërsinë e Covid-19.Studimi i...

Si mësohej gjuha shqipe… nën fletoret e greqishtes

“Unë besoj në Zot, në Abetare dhe në Komb. Këto janë “Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë” – At Irakli Pylli

Cilat janë “ligjet absolute” të mbretëreshës Elisabetë?

Këto janë disa rregulla që familja mbretërore duhet t’i ndjekë me rreptësi dhe që asnjë prej anëtarëve të familjes, as nuk guxon...

Kjo është mënyra si radhit Instagram shikimet në Story

Shumë përdorues besojnë se aplikacioni tregon se kush i shikon më shumë profilet e tyre por kur  Instagram nisi Stories në 2016,...

Recent Comments