Kjo është lista me 10 librat më brilantë që janë shkruar për Skënderbeun

PËR TË GJITHA KOHËT…

1. Kryqtari i fundit nga Virgjil Kule: E botuar me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë ky është libri monografik më brilant deri tani për Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili tregon muaj pas muaji, vit pas viti çfarë ka bërë Skënderbeu.

2. Skënderbeu, një histori politike nga Aurel Plasari: Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut. Veçohen dokumentet nga arkivat e Milanos.

3. Historia e Skënderbeut nga Marin Barleti: Edhe pse praktikisht biografi i parë i Skënderbeut është Martin Segoni, është Marin Barleti, prifti shkodran, që botoi në latinisht për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 – 1510, një biografi “zyrtare për Skënderbeun. Edhe pse ky Barleti përdori si referencë Martin Segonin.

4. Skënderbeu nga Sabri Godo: Roman historik, ndryshe nga të tjerët, i shkruar nga i mirënjohuri Sabri Godo, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Romani përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë mendon ai, mënyrën e komunikimit me të afërmit, ushtarët, trimat shqiptarë, dashurinë për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë kombëtare e afron më shumë me ne, e bën më njerëzore dhe më të afërt.

5. Skënderbeu –histori shqiptare e shekullit XV nga Antonio Zonkada: Romani, i botuar në Milano 1874, frymëzoi popullin italian në luftën për lirinë dhe bashkimin e Italisë, e cila ndodhej ende nën sundimin e huaj.

https://www.facebook.com/info.inforculture/

6. Historia e Skënderbeut nga Fan Noli: Është libri i parë historik i Skënderbeut në shqip i shkruar nga Fan Noli. Noli bëri një punë torturuese duke rrëmuar gjithë arkivat e mundshëm në kërkim të të dhënave për Skënderbeun. Historia e Skënderbeut ishte tema e diplomës së Nolit në Universiteti e Bostonit.

7. Skënderbeu: Një histori e Gjergj Kastriotit dhe e Rezistencës Shqiptare ndaj ekspansionit Islamik në Europën e shekullit XV nga A. K. Brackob: Një libër biografik i dalë së fundmi për Skënderbeun, i cili argumenton se sukseset e Skënderbeut shpëtuan Italinë duke vonuar operacionet ushtarake të Mehmetit II. Autori e botoi me rastin e 550 vjtorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti, i cili sipas tij, shpëtoi qytetrimin perëndimor.

8. Skanderbeg: Nga i burgosur i osmanëve në heroin shqiptar nga Harry Hodgkinson: Biografia e parë për heroin kombëtar të Shqipërisë e botuar në Angli pas më shumë se 400 vjetësh.

9. Skënderbeu nga Oliver Jens Schmitt: Në vazhdën e jetëshkrimeve dhe monografive të shumta kushtuar Gjergj Kastriotit, “Skënderbeu” i Schmittit është portreti më i plotë, i ndërtuar me mjetet e historiografisë moderne, me një depërtim të pazakontë në shoqërinë, në protagonistin dhe personazhet kryesore rreth Aleksandrit të ri.

10. Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Shqipëria në shekullin XV nga Jovan Radoniç: Një punim volumiz i këtij autori serb për Skënderbeun, i cili ka dokumentuar historinë e Skënderbeut duke mbledhur dokumente nga të gjitha arkivat, si: Napoli, Milano Raguza të Spanjës etj. /Konica.al /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

4 mins ago

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarve

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarveTipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë…

10 mins ago

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

4 hours ago

Çfarë tha kryeministri serb, për vrasjen e Esat Pashës?

Nga Aurenc Bebja “La Petite République” ka botuar, të enjten e 17 qershorit 1920, në…

4 hours ago

Ballkani quhej Scandrebeco; Zbulimi i hartës së rajonit e vitit 1455

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të…

5 hours ago

Arkitektja e parë shqiptare në Kosovë

Suade Doko Mekuli (1931-2010), erdhi nga Ohri i Maqedonisë në Prishtinë në moshë të re…

5 hours ago