6.1 C
Pristina
Monday, January 25, 2021
Home KULTURË Kështjella E Gjon Boçarit,Vlerë Historike

Kështjella E Gjon Boçarit,Vlerë Historike

 Quhet dhe  Kështjella e Tragjasit, një nga monumentet historike në rrethin e Vlorës, ngrihet në majën e një kodre, mes një mjedisi fushor, në afërsi të bregdetit të Orikumit, e veçantë për nga shtrirja e saj, krahasuar me objekte të tjerë të këtij lloji.

Kështjella, mban emrin e Gjon Boçarit, një personazh historik i njohur në rrethin e Vlorës për kontributin në qëndresën kundër pushtuesve osmanë,vendosja e emrit, pavarësisht origjinës së tij, mbetet disi i errët për historianët dhe muzeologët vlonjat, për shkak të mospërputhjes në kohë të periudhës kur është ndërtuar dhe asaj që ka jetuar personazhi historik.

Vizitoni faqen tonë zyrtare në facebook:

https://www.facebook.com/info.inforculture/
https://www.facebook.com/info.inforculture/
keshtjella-e-gjon-bocarit

Gjithsesi, mendohet  se kështjella e Tragjasit është ndërtuar në fillim të shekullit XIV.

Përmasat e saj të vogla, krahasuar me simotrat e tjera dëshmojnë se ajo ka shërbyer fillimisht si objekt mbrojtës për ndonjë prej fiseve që kanë jetuar në këtë zonë.

Kështjella lidhet me një periudhë mjaft të rëndësishme të historisë së Vlorës, me qëndresën ndaj pushtuesve osmanë.

Kështjella, me një gjatësi afro 50 metra dhe muret e saj me një lartësi 5 metra dhe gjerësi 1.25 metra, ndodhet në hapësirën mes fshatrave Tragjas i Vjetër dhe i Tragjas i Ri.

Nga lartësia e kullave mbrojtëse shihen  gjiri i Vlorës, fusha e Dukatit deri  në Orikum, si edhe një pjesë e rrugës që të çon në Qafën e Llogarasë.

Ndoshta edhe për këtë fakt, kështjella e Tragjasit evidentohet për vlerat e saj të shumëfishta, mes të cilave historike, arkitekturore dhe sot turistike.

Ajo shfaqet disi papritur, teksa ndodhesh në afërsi të vendit që emërtohet Blloku i Pjeshkëve dhe hedh vështrimin në verilindje, në drejtim të fshatit Tragjas.

Ky fshat, që ngrihet në këmbët e malit të Lungarës, pranë burimit të lumit Izvor, është një nga vendbanimet e spikatura në historinë e rrethit të Vlorës.

Gjurmë të vendbanimeve antike, janë zbuluar pranë kodrës së emërtuar qyteza e Sofës, ku gjenden edhe varre ilire.

Në këtë mjedis ka mbetje të disa ndërtesave të shekullit IV, para Krishtit.

Fshati që njihet në histori me disa emra si Tregas, Dragjat, etj dhe që bënte pjesë në qendrat e fortifikuara të gjirit të Vlorës gjendej dikur në një kodër.

Ai u shkatërrua nga turqit por u rindërtua në shekullin XVI, atje ku ndodhet edhe sot, rreth 5 km larg nga rruga kombëtare Vlorë-Sarandë.

Kështjella e Gjon Boçarit, si elementi më i spikatur i këtij sfondi të pasur historik, është shpallur monument kulture dhe u restaurua pjesërisht në vitet 1980-të.

Sot, kjo kështjellë shërben si një objekt historik dhe turistik për kuriozët e historisë dhe të natyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

”Mos më thoni se s’vjen më, Do e pres te pragu i derës,..”

MOS MË THONI ...Mos më thoni se vdiq,Mos më thoni se nuk është më,I miri e...

Në Shkurt 1939, në Madison Square Garden të New York-ut rreth 20,000 simpatizantë nazistë morën pjesë në një tubim të organizuar nga German American...

Nga Sokol NeçajGrupi i njohur German American Bund (Bund gjermanisht është "aleancë") ishte një nga grupet më...

Ja pse macet e pastrojnë vetën pasi t’i përkdhelni

Kafshët më të preferuara janë macet dhe qentë. Edhe pse qentë e fitojnë sfidën me macet është për t’u thënë se macet...

Mos e mbani teshtimën ! Ky është rreziku

Nëse jeni gati duke teshtitur, edhe nëse jeni në një vend të qetë, mjekët rekomandojnë që ta nxirrni teshtimën. Një 34-vjeçar nga...

Recent Comments