NË KRYEVEPRËN MARIN BARLETIT…

Jost Amman (1539-1591) ishte piktor gjerman. Lindi në Zyrih të Zvicrës në një familje intelektuale me prejardhje gjermane. Më 1560 u shpërngul në Nuremberg të Gjermanisë ku jetoi deri në fund të jetës së tij.

Studio në Francë, bashkëpunoi me piktorë të dëgjuar dhe bëri piktura në qelq për familjet e shquara. Tërhoqi vëmendjen e tipografëve të Nurembergut për gdhendjen e gravurave në dru. Bëri mjaft portrete të përsonaliteteve të mbretërve të Francës.

Jost Amman ka krijuar gravurat për Skënderbeun në botimet gjermanisht të kryeveprës së Barletit në vitin 1577 dhe 1578. Josti përdori inicialet e tij në gravurë për identifikim vetjak. Një gravurë e rrallë e Ammanit lidhet me e pisodin e dyluftimit të Skënderbeut me një sfidonjës.

Gravura të tjera informojnë ardhjen e Skënderbeut në atdhe, dhe gjithahstu trajtohen betejat e lavdishme të Skënderbeut kundër turqve të cilat janë bëmat më të habitshme të kryetrimit.

Por gravura më e rëndësishme e Jost Ammanit është e ndërfutur në botimin e vitit 1578 të Frankfurtit të përkthimit gjermanisht të Barletit, pastaj është përfshirë si vëllim në botimin “Chronicorum Turcicorum.”

Gravurat e mëposhtme janë ilustrime të Jost Ammanit të botuara në veprën e Barletit. /Konica.al /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here