Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Simbolika e Dragoit ne mitologjine shqiptare

Përgjithësisht dragoi është përfytyrua me trup gjarpri dhe krahë të fuqishëm për fluturim: diçka që lidhet me kultin e gjarprit dhe simbolin e shqiponjës.

Në mitologjinë popullore shqiptare dragoi është një bir nane që lind me shenjë për të mos e prerë shpata (ose plumbi). Ai ka fuqi të jashtëzakonshme. Muji, pasi ka pirë “tamel gjini nga zanat” është bërë dragua.

Shtjefen Gjeçovi, shpjegon se një “njeri qi len (lind) me këmishë (ose “me flatra t’arta nën sqetull”) bahet drangue”

Në Lahutën e Malcis, ku këndohet epopeja më e re e një populli të lashtë evropian, si janë shqiptarët, Gjergj Fishta ripohon artistikisht një origjinë mitologjike të botës arbërore prej Dragonjve.

Tonin Çobani, Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis, TOENA, Tiranë, 2008.

Sipas Aleksandër Stipçeviq-it “asnjë kafshë në simbolikën religjioze të ilirëve nuk ka luajtur rol të rëndësishëm sa gjarpri”, sado që këtë simbolikë e kanë pothuaj “të gjithë popujt që shtrihen në viset ku jetojnë gjarpërinj”. Gjarpri është kafshë ktonike “simbol i mençurisë, i së keqës, shëndetit, plleshmërisë”(Aleksandër Stipçeviq, “Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultet”, Toena, Tiranë, 2002, f.309). Kujtojmë gjarpërinjtë që u japin forcë kreshnikëve ose u shërojnë plagët..

Dhimitri Pilika ka argumentuar se Shqiponja e Zeusit të Dodonës, parahelene, është përcjellë ndër iliro-epiroto-shqiptarët, si simbol i potencës së sundimit dhe ndëshkimit. Ajo vjen nga qielli dhe kur është me krahë të hapur simbolizon diellin dhe rrezet e tij. Shqiponja u kundërvihet kafshëve htonike, edhe gjarprit. Nga shtatë mëkatet më të rënda, simbolizon krenarinë, ndër katër virtytet bazë, drejtësinë (Dizionario dei simboli, Edizione Piemme, Monferrato, 2004, f.96). Te Cikli i Kreshnikëve janë zogjtë që u shërbejnë heronjve shqiptarë për të mos ia lënduar kush krenarinë dhe për të dëshmuar drejtësinë e bëmave që kryejnë.

Dhimitri Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005.

Një unazë ilire në formë të gjarprit të shekullit të tretë nga varri në Kosmaj.Unaza është prej argjendi, me një shtresë ari në kokë. Një vrimë është e dukshme në vendin e syrit, ku dikur ishte guri.

In For Culture

Recent Posts

Si ta kuptoni kur jeni helmuar nga ushqimi? Ja shenjat

Shkencëtarët kanë dëshmuar se gjatë helmimit me ushqim nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit…

50 mins ago

Tre menu të tre restoranteve të ndryshme të Tiranës në vitin 1928(Foto)

Arsyeja e mbijetesës së këtyre menuve krejt të zakonshme deri në ditët tona është se…

1 hour ago

Kush janë shqiptarët që sunduan Rumaninë

Me origjinë ilire ishin afro 30 perandorë romakë dhe së paku gjashtë të Bizantit. Madje,…

1 hour ago

Djali i Ismail Qemalit, i harruari nga historia

Në vitin 1997, në varrezat e Strugës është zbuluar se prehen eshtrat e një prej…

2 hours ago

Dobitë shëndetësore të bukës së misrit

Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak,…

2 hours ago

Ushtria pushtuese serbe në tokat shqiptare në vitin 1912 (Fotografi historike)

Rreth vitit 1910, pak përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pati një lëvizje të gjerë…

2 hours ago